Kosova ka siguruar një mbështetje financiare prej 206.4 milionë eurosh nga BE, e cila ndahet në 180.5 milionë euro nga programet IPA (2026-2027) dhe 25.9 milionë euro nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Kështu ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli.
“Nga kjo pako, mbështetja kryesore i dedikohet mjedisit! 44 milionë euro do të investohen drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor. Reformat tona nga Pakoja e Madhe e Largimit të Mbeturinave dhe reforma për krijimin e një sistemi të menaxhimit të integruar të mbeturinave, e deri tek zbatimi i projekteve të bazuara në natyrë për mbrojtjen e shtretërve të lumenjve tanë dhe menaxhimin e vërshimeve po vlerësohen maksimalisht.
Me miratimin e këtyre fondeve, ne po bëjmë një hap të madh për të përmirësuar dhe mbrojtur mjedisin tonë.
Falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen e jashtëzakonshme. Këto investime do të përkthehen në zhvillim të pastër dhe të qëndrueshëm për të gjithë vendin tonë! 🇽🇰🤝🇪🇺”- shkroni Pacolli në Facebook













