Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka marrë vendim që të gjithë operatorët e gurëthyesve t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.
Ajo thotë se për vite me radhë, malet dhe peizazhet tona të bukura janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve.
Kësisoj, ka nënshkruar vendimin urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor.
Sipas vendimit të marrë, operatorët obligohen që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së ministrisë.
“Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda afatit rezulton në humbje të së drejtës për shqyrtim administrativ dhe aktivizon inspektimin e jashtëzakonshëm të menjëhershëm në terren. Pasuria e Kosovës është pasuri e përbashkët, prandaj çdo shfrytëzim i saj duhet të bëhet në përputhje me ligjin”, shkruan Pacolli.














