Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MINT heq masën mbrojtëse antidamping për koncentratin e shpezëve dhe kafshëve nga Serbia

25/08/2023 - 18:45
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
MINT heq masën mbrojtëse antidamping për koncentratin e shpezëve dhe kafshëve nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim sot për ndërprerjen e masës mbrojtëse antidamping mbi sektorin e prodhimit të koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia.Ky vendim sipas MINT-it është marrë pas kërkesës së bërë nga Shoqata e Shpendarëve të Kosovës.

“Sipas raportit të Komisionit Ndërqeveritar për Vlerësimin e Masave Mbrojtëse në Importe, thuhet se pas pranimit të kërkesës së Shoqatës së Shpendarëve të Kosovës, për shfuqizim të masës përkatëse në fuqi, si dhe kërkesës së bërë nga ose në emër të prodhuesve vendor të Kosovës, kërkesë kjo për zgjerim të kodeve doganore në komplet kreun, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti i Tregtisë, në bashkëpunim me Komisionin për

Vlerësimin e Detyrimeve të Veçanta në Importe, kanë shqyrtuar këto dy kërkesa dhe poashtu kanë zhvilluar takime me Shoqatën e Shpendarëve të Kosovës, me kompanitë prodhuese, me Doganën e Kosovës, dhe ASK-në. Në bazë të dhënave të marra në teren nga prodhuesit, importuesit si dhe nga pikat shitëse, është konstatuar se prodhimi vendor nuk e plotëson kushtin kryesor për mbrojtje me masën antidamping, sepse sasia e prodhimit vendor të këtij produkti është më e vogël se (50%) e prodhimit total të produktit të ngjashëm. Pra, prodhimi i këtij produkti nuk e ka plotësuar kushtin i cili parashihet në paragrafin 6 të nenit 28 të Ligjit Nr. 04/L-240 Për Masat Antidamping dhe Masat Kundërbalancuese”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se në Kosovë janë vetëm dy prodhues të licencuar për prodhimin e koncentrateve për shpezë dhe kafshë, e që sipas tyre nuk është numër i mjaftueshëm.

“Sipas ASK dhe AUV, në Kosovë janë vetëm 2 prodhues të licencuar për prodhimin e koncentrateve për shpezë dhe kafshë, gjë që rezulton me mos përmbushje të nevojave të tregut në Republikën e Kosovës me produktet përkatëse, prandaj mbi këtë bazë Komisioni Ndërqeveritar i lartcekur ka rekomanduar ndërprerjen e kësaj mase. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e prodhuesve vendor dhe ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.Postimi i plotë:

JU REKOMANDOJMË

Nuk mbledh mend Kurti, nis fushatën me sulme ndaj mediave e partive të tjera: Do shpikin rrena e sajojnë shpifje
Lajme

Nuk mbledh mend Kurti, nis fushatën me sulme ndaj mediave e partive të tjera: Do shpikin rrena e sajojnë shpifje

12/09/2025 - 23:05
Barnatores “Dafina” të biznesmenit Fatmir Idrizi iu kapen barna të kontrabanduara
Ekonomi

Barnatores “Dafina” të biznesmenit Fatmir Idrizi iu kapen barna të kontrabanduara

12/09/2025 - 22:45
Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane
Lajme

Kajtazi: Gruaja e Albin Kurtit promovon libra në Beograd, librat e saj janë anti-amerikane

12/09/2025 - 22:02
VIDEO/6 truproja e ruajnë Kurtin për ta larguar nga gazetari që e pyet për sanksionin nga ShBA’ja
Lajme

VIDEO/6 truproja e ruajnë Kurtin për ta larguar nga gazetari që e pyet për sanksionin nga ShBA’ja

12/09/2025 - 21:46
Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike
Kryesore

Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

12/09/2025 - 21:41
Muja skandaloz: Neve na konvenon më shumë kështu, as me Amerikën
Kryesore

Muja skandaloz: Neve na konvenon më shumë kështu, as me Amerikën

12/09/2025 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Krasniqi-Goodman pranon koment të tmerrshëm në Instagram, kërkon veprim nga autoritetet

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Goditje e madhe për Kosovën, ShBA pezullon Dialogun Strategjik për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë