Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miratohet heqja e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

23/04/2024 - 13:42
në Lajme
A A
Miratohet heqja e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të cilët pajisen me dokumente nga Drejtoria koordinuese në Beograd.

Bartësit e këtyre pasaportave nuk ishin përfshirë në liberalizimin e vizave në kohën kur Bashkimi Evropian i hoqi vizat për shtetasit e Serbisë.

Nga Aeroporti i Prishtinës nuk është e mundur të udhëtohet me pasaportë të lëshuar nga Drejtoria Koordinuese e MPB-së së Serbisë në Beograd për qytetarët e Kosovës, sepse autoritetet e Kosovës e konsiderojnë të paligjshme. Megjithatë, poseduesit e këtyre pasaportave mund të udhëtojnë nga çdo vend i rajonit.

Komisioni Evropian në muajin nëntor të vitit të kaluar kur rekomandoi heqjen e vizave edhe për bartësit e këtyre pasaportave, si arsyetim dha qëllimin që të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të gëzojnë liberalizimin e vizave, pa marrë parasysh se çfarë pasaporte posedojnë. Ky propozim i Komisionit Evropian erdhi pasi ishte e qartë se nga 1 janari shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Schengenit.

Vendimi i së martës u miratua në seancën plenare të Parlamentit Evropian me 406 vota për, 97 kundër dhe 94 abstenime.

Ky votim në Parlamentin Evropian është hapi i fundit në këtë institucion të BE-së drejt vendimit për heqjen e vizave për bartësit e këtyre pasaportave. Raportin, i cili u votua të martën në seancë plenare, e ka përpiluar deputeti nga Sllovenia Matjazh Nemec.

Ai ka thënë se me raportin e tij nuk ka për qëllim të zgjidhë ndonjë çështje politike apo mospajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por, siç u shpreh ai, një problem praktik dhe teknik për të siguruar lëvizjen e lirë dhe për të siguruar trajtimin e barabartë.

Ai, madje, tha se ky problem ishte krijuar nga vetë BE-ja në vitin 2009, kur u hoqën vizat për Serbinë por jo edhe për bartësit e këtyre pasaportave, dhe tash BE-ja duhet ta përmirësojë këtë gabim. Nemec theksoi në fjalimin e tij se ky vendim, i propozuar nga Komisioni Evropian, është mbështetur edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së dhe ka pajtimin e Këshillit.

Qeveria e Kosovës e kishte kritikuar dhe kundërshtuar propozimin për përfshirjen e këtyre pasaportave në liberalizimin e vizave duke e quajtur si “shkelje e integritetit territorial të Kosovës”. Për më tepër, Qeveria e Kosovës kishte argumentuar se me një vendim të tillë BE-ja do të ndikojë negativisht në procesin e
integrimit të serbëve të Kosovës.

Sipas Qeverisë së Kosovës, argumenti se serbët e Kosovës nuk janë përfshirë në liberalizim nuk qëndron pasi ata, sikur të gjithë shtetasit tjerë të Kosovës mund të pajisen me pasaporta biometrike të Kosovës me procedurë të shpejtuar dhe me ato pasaporta mund të udhëtojnë pa viza në vendet evropiane.

Për Qeverinë e Kosovës problematik është edhe fakti se në pasaportat që i lëshon Drejtoria koordinuese e Serbisë në Beograd shkruhen vendbanimet në territorin e Kosovës sikur të jenë në Serbi, që është në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në dialog për shuarjen e strukturave paralele të Serbisë.

Por, argumentet e Kosovës nuk ishin marrë parasysh nga institucionet e Bashkimit Evropian, as nga Komisioni Evropian, nga Parlamenti Evropian e as nga Këshilli.

Pas votimit të sotëm në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ka mbetur vetëm që Këshilli i BE-së ta formalizojë vendimin dhe ai të hyjë në fuqi.

Pikërisht për shkak se seancat plenare të kësaj jave janë të fundit në këtë përbërje të Parlamentit Evropian, edhe kishte presion kohor që votimi të përmbyllet në këtë seancë, sepse pas kësaj jave do të shpërbëhet Parlamenti Evropian ndërsa seanca themeluese e përbërjes së re do të jetë në korrik, pas zgjedhjeve evropiane.

Sikur të mos ishte votuar këtë javë, gjithçka do të shtyhej për fundin e këtij viti. Tash mbetet të përmbyllen formalitetet në Këshill në mënyrë që vendimi të hyjë në fuqi./REL/

JU REKOMANDOJMË

Ilir Deda: Çdo pushtet që e lufton median, humb!
Lajme

Deda: Jemi pesë muaj të paralizuar për shkak të arbitraritetit të dikujt që s’e mori rezultatin e pritur

01/07/2025 - 08:32
Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?
Lajme

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

01/07/2025 - 08:21
KDI: Disa minuta punë, asnjë rezultat, e megjithatë deputetëve rrogat ju dalin nesër
Lajme

Vazhdon seriali, episoda e 40-ta me radhë

01/07/2025 - 08:10
Presidentja diskuton rreth mundësië që ajo ta dërgojë draft-statutin në Gjykatë- “S’mund ta bëjë pa një akt të Qeverisë”
Kryesore

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

01/07/2025 - 07:59
Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lajme

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

30/06/2025 - 23:13
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Kryesore

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

30/06/2025 - 22:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Dalin pamjet, ja si e sulmon polici të prangosurin në oborrin e shtëpisë në Klinë (Video)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë