Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mish 26 euro: Festat bëhen barrë për familjet në Kosovë

09/12/2025 - 22:52
në Ekonomi, Lajme
A A
Mish 26 euro: Festat bëhen barrë për familjet në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Familjet në Kosovë po përballen me vështirësi financiare gjatë festave të fundvitit, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe ushqimore. Ekspertët paralajmërojnë se tregtarët shfrytëzojnë periudhat festive për të ngritur çmimet, ndërsa institucionet shtetërore kanë kontroll të kufizuar mbi tregun. Remitencat e diasporës mbeten faktor kyç për mbajtjen e konsumit dhe stabilitetit financiar të familjeve.

Në Kosovë, festat e fundvitit nuk janë thjesht kohë gëzimi – për shumë familje, ato janë një provë reale financiare.

Çmimet e larta të produkteve bazë, ushqimore dhe të energjisë e bëjnë të vështirë përballimin e shpenzimeve festive për familjet me të ardhura mesatare dhe të ulëta.

Besim Krasniqi, punonjës në sektorin privat me një pagë prej 550 eurosh në muaj, duhet të kursejë gati gjysmën e të ardhurave mujore vetëm për të përballuar shpenzimet e natës së Vitit të Ri.

“Çdo ditë dal në dyqane dhe i hulumtoj çmimet. Një kilogram mish i terur është 26.00 euro, ndërsa mishi i kuq i viçit ka arritur në 16.00 euro. Kjo është jashtë normales”, thotë ky banor i Prishtinës për REL.

Familja e tij 6-anëtarëshe mbështetet vetëm te paga e tij, dhe vitin e kaluar shpenzoi rreth 200 euro për festat. Sivjet parashikon të shpenzojë të paktën 270 euro, për shkak të rritjes së çmimeve.

“I kam katër fëmijë dhe ata kanë kërkesa – dekorime, ëmbëlsira, pije, mish e gjëra tjera”, thotë Krasniqi.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se kjo rritje e çmimeve nuk është e rastësishme.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë se tregtarët shpesh shfrytëzojnë periudhat festive për të ngritur çmimet.

Kjo situatë, sipas tij, ushtron presion të madh mbi familjet me të ardhura të kufizuara, veçanërisht kur më shumë se gjysma e pagës mujore shkon për konsum.

Statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se trendi i rritjes së çmimeve ka nisur që muaj më parë.

Sipas të dhënave të fundit, në tetor të këtij viti, çmimet e konsumit janë rritur për 5.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Rritjet më të mëdha janë regjistruar tek energjia elektrike (+20%), pemët (+15.3%), kafeja e çaji (+13%), mishi (+12.3%), qumështi, djathi dhe vezët (+7.5%).

Paga mesatare bruto në Kosovë është 639 euro, ndërsa të dhënat e ASK-së tregojnë se mbi 55% të kësaj page qytetarët e shpenzojnë vetëm për konsum.

Ky raport i lartë mes të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas ekspertit Mulaj, dëshmon qartë sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen konsumatorët për ta mbajtur nën kontroll koston e jetesës.

Ai thekson se disa nga produktet kryesore në tregun kosovar, si mielli, kushtojnë më shumë sesa në tregun e Bashkimit Evropian – gjë që bëhet edhe më problematike kur merret parasysh niveli më i ulët i pagave dhe standardi i jetesës.

“Kjo shprehi e rritjes së çmimeve lë hapësirë për dyshime mbi marrëveshje të mundshme apo keqpërdorim të pozitës dominuese nga disa kompani”, thotë Mulaj për Radion Evropa e Lirë.

Një problem tjetër kritik mbetet mungesa e kontrollit institucional.

“Tregtarët, në një mënyrë, janë bërë aq të fuqishëm, saqë edhe institucionet ekzekutive dhe ato të pavarura e kanë të vështirë të hyjnë në një ballafaqim profesional dhe të drejtpërdrejtë me ta, sepse për 20 vjet janë konsoliduar dhe kanë arritur të krijojnë pozita të forta në tregun e Kosovës”, thotë Mulaj.

Përshtypje të ngjashme ka krijuar edhe Krasniqi, i cili thotë se blen vetëm artikuj në zbritje.

“Tregtarët nuk frikësohen. Nuk ka as kontroll të çmimeve, as inspektime”, sipas tij.

Çmimet e produkteve i përcaktojnë vetë tregtarët, në bazë të konkurrencës dhe raportit ofertë-kërkesë.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Inspektorati i Tregut monitorojnë tregun.

Megjithatë, asnjëri prej këtyre institucioneve nuk është përgjigjur për të sqaruar nëse qytetarët kanë paraqitur ankesa për ngritjen e çmimeve, apo nëse parashihen kontrolle shtesë gjatë këtij muaji, kur vendi hyn në periudhën e festave të fundvitit, në të cilën çmimet tradicionalisht rriten.

Në këtë situatë, remitencat e diasporës bëhen një mbështetje jetike.

“Pa diasporën”, thotë Mulaj, “Kosova do të kishte probleme të jashtëzakonshme ekonomike”.

Këto dërgesa, ashtu si dhe vizitat e mërgimtarëve gjatë sezonit të pushimeve përmirësojnë dukshëm standardin e jetesës dhe mbajnë gjallë konsumimin, sipas tij.

Vlera e remitencave deri më tash këtë vit ka kaluar 1 miliard euro.

Në mungesë të këtij “furnizimi të jashtëm financiar”, konsumi i ekonomive familjare do të binte ndjeshëm dhe, rrjedhimisht, qytetarët do të përballeshin me varfëri të thellë dhe mungesë të produkteve bazë, vlerëson Mulaj.

Mulaj thekson se një pjesë e çmimeve varet edhe nga tregu i jashtëm, pasi Kosova importon shumicën e mallrave.

Sipas tij, institucionet nuk kanë krijuar një ambient mbështetës për prodhuesit vendorë që të rrisin prodhimin dhe të ofrojnë çmime më të ulëta.

Pa këtë politikë, tregu mbetet i varur nga importi dhe çmimet mbeten të larta.

Në një adresim nga foltorja e Kuvendit, muajin e kaluar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se “në Kosovë nuk ka krizë ekonomike”, prandaj “edhe nuk ka protesta të qytetarëve”.

Por, realiteti i përditshëm i familjeve si ai i Krasniqit tregon të kundërtën – një periudhë festive e shoqëruar me vështirësi të ndjeshme financiare.

“Asnjëherë nuk shkoj në dyqan që të furnizohem për një ose dy javë, zakonisht i përcjell zbritjet javore ose ditore”, përfundon ai./REL

JU REKOMANDOJMË

Time Kadrijaj: Kurtit i ka mbetur veç edhe Zajednica

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
18/03/2026 - 14:36

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet. Ajo ka kritikuar kryeministrin...

Më shumëDetails

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit
18/03/2026 - 14:15

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes publike për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Deri në orën 16:00 kanë aplikuar 25...

Më shumëDetails

Edhe këshilltarja e presidentes me shtëpi në lagjen luksoze “Marigona Hill”

Edhe këshilltarja e presidentes me shtëpi në lagjen luksoze “Marigona Hill”
18/03/2026 - 14:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk është e vetmja nga Presidenca që ka shtëpi në një nga lagjet më luksoze të Kosovës, Marigona Hill. Në këtë lagje, shtëpi...

Më shumëDetails

Kompromisi i Kurtit me strukturat ilegale, Tahiri: Thoshte se i kishe shuar, kësaj here nuk e fshehu kompromisin

“Fluskë bore që do të shkrihej”, Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë
18/03/2026 - 13:42

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me kompromisin e fundit të kryeministrit Albin Kurti. Ajo ka bërë me dije se Kurti ka përparua në këtë drejtim. Në...

Më shumëDetails

Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të votimit në Ferizaj

Edhe 3,185 pako me fletëvotime pritet të arrijnë në Kosovë
18/03/2026 - 13:22

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R, për veprën...

Më shumëDetails

Betoni vështirësoi situatën, zjarrfikësit përdorën pajisje speciale – detaje të tjera nga tragjedia në Vjenë ku humbën jetën tre kosovarë

Betoni vështirësoi situatën, zjarrfikësit përdorën pajisje speciale – detaje të tjera nga tragjedia në Vjenë ku humbën jetën tre kosovarë
18/03/2026 - 13:12

Pas njërit prej aksidenteve më rënda në vendin e punës në Vjenë gjatë viteve të fundit, brigada profesionale e zjarrfikësve ka publikuar detaje shtesë mbi operacionin e shpëtimit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë