Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mishi i kontaminuar me salmonelë, AUV për Veriu.info: Nuk ka pasur ri-eksporte të produkteve të dyshuara nga Shqipëria për në Kosovë

01/04/2025 - 14:09
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Mishi i kontaminuar me salmonelë, AUV për Veriu.info: Nuk ka pasur ri-eksporte të produkteve të dyshuara nga Shqipëria për në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) i Shqipërisë para disa ditësu kishte konfirmuar se një ngarkesë me fileto pule të ngrirë nga Brazili, e importuar përmes Portit të Durrësit, ka rezultuar e kontaminuar me salmonelë.

Sipas analizave të kryera më 21 mars në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV), është konfirmuar prania e bakterit Salmonella Typhimurium.

Veriu.info ka pyetur Agjencisë e Ushqimit dhe Veterinës se a është ky lloj mishi duke u shitur në Kosovë dhe cilat janë masat e marra pas rastit të Shqipërisë.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi, në një prononcim për Veriu.info ka treguar se menjëherë pas publikimit të lajmit në Shqipëri, mbi dyshimet e ngritura për prezencë të  “Salmonella Typhimurium në fileto pule të importuar origjina Brazil”, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar urdhëresë për kontrollin kufitarë,  që të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili të dërgohen për testim mikrobiologjik, duke përfshirë tipizimin për llojet Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis.

“Ngarkesat e mostruara sipas procedurës qëndrojnë të bllokuar deri në nxjerrje të rezultateve të analizave. Po ashtu në kontrollin e brendshëm bazuar në vlerësim të analizës se rrezikut, janë inspektuar disa pika shitëse, ku përveç kontrollit është bërë edhe marrja e mostrave. Është kontaktuar Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, nga të cilët kemi marrë konfirmim se nuk ka pasur ri-eksporte të produkteve të dyshuara nga Shqipëria për në Kosovë. Nga të gjitha linjat e komunikimit me konsumator apo institucionet shëndetësore nuk kemi pranuar ndonjë njoftim lidhur dyshime se ndonjë qytetar ka pasur indikacione shëndetësore të lidhura me situatën. Për të siguruar konsumatorët tonë ne kemi ngritur masat e kontrollit në dy nivelet. Po merren mostrat për testim, në momentin qe jepen rezultatet do të komunikohen për qytetaret
Deri me tani nuk ka asnjë argument apo rezultat laboratorik qe dëshmon për prezencë të  “Salmonella Typhimurium në fileto pule të importuar origjina Brazil, gjithçka është vetëm në nivelin e dyshimeve“, ka thënë zëdhënësi Thaçi.

Ai ka potencuar faktin se AUV është duke ndërmarrë veprimet për të hequr dyshimet e ngritura.

JU REKOMANDOJMË

Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së e uron me fjalë të veçanta

Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së e uron me fjalë të veçanta
06/09/2026 - 23:03

Doruntina, vajza e kryetarit të PDK-së Bedri Hamza është martuar me Florentin. Për këtë ka shkruar Bedri Hamza, duke uruar vajzën e tij për martesën. “Një ditë e...

Më shumëDetails

Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” – Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm

Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” – Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm
06/09/2026 - 22:42

Në Gllogjan, në zemër të Zonës Operative të Dukagjinit, është ndezur sonte “Zjarri i Lirisë”, duke përcjellë edhe nga kjo zonë historike mesazhin e fuqishëm të mbështetjes për...

Më shumëDetails

Vetura godet një fëmijë në Ferizaj, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
06/09/2026 - 21:48

Një fëmijë 7-vjeçar ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Zëdhënësi i Policisë për...

Më shumëDetails

Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve
06/09/2026 - 21:41

Rasti i sulmit ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, pas një përplasjeje që nisi për parking te Prishtina Mall, ka marrë një tjetër drejtim. Përveç hetimeve...

Më shumëDetails

Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor
06/09/2026 - 21:27

Dy personat që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në zonën e Prishtina Mall, janë djemtë e një zyrtari policor....

Më shumëDetails

Pushteti në Skenderaj “i uritur” për dreka e darka – për 6 muaj i shpenzon mbi 22 mijë euro në restaurantin e djalit të ish-kandidates për deputete të PDK-së

Pushteti në Skenderaj “i uritur” për dreka e darka – për 6 muaj i shpenzon mbi 22 mijë euro në restaurantin e djalit të ish-kandidates për deputete të PDK-së
06/09/2026 - 21:06

Komuna e Skenderajit për rreth 6 muaj ka shpenzuar më shumë se 22 mijë euro apo më saktë 22,688.30€ për drekë dhe darka zyrtare. Kjo thuhet në raportin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Kurti e di verdiktin e Speciales për ish-krerët e UÇK-së“

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë