Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Misteri i kompanisë nga Shqipëria “Vaanmed”: Zero importe, e pajisjet e tyre mjekësore reklamohen nga klinikat në Kosovë

30/06/2026 - 15:42
në Lajme
A A
Misteri i kompanisë nga Shqipëria “Vaanmed”: Zero importe, e pajisjet e tyre mjekësore reklamohen nga klinikat në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompani pa të drejtë shitjeje dhe pa asnjë import të deklaruar rezulton megjithatë me pajisje aktive në tregun e Kosovës, të përdorura dhe të promovuara nga klinika të ndryshme. Dokumentet zyrtare dhe përgjigjet institucionale nxjerrin në pah një mospërputhje të thellë mes statusit juridik të subjektit dhe operimit të tij real në terren. Rasti ngre dyshime serioze për mënyrën e futjes së pajisjeve mjekësore në vend dhe për funksionimin e mekanizmave të kontrollit institucional në këtë sektor

Kompania me origjinë nga Shqipëria “VAANMED Z.P.K.”, e cila në Kosovë ka statusin ligjor të Zyrës së Përfaqësisë së Huaj, rezulton me zero importe në regjistrat zyrtarë të shtetit.

Megjithatë, pajisjet e saj laserike dhe mjekësore ndodhen nëpër klinika të ndryshme në Kosovë, të cilat konfirmojnë publikisht se janë furnizuar nga ky subjekt.

Dokumentet e siguruara nga Gazeta Insajderi dëshmojnë mospërputhjen mes statusit të tyre të regjistrimit, deklarimeve doganore dhe operimit real në treg.

Edhe pse operon në fushën e shëndetësisë, kompani në fjalë, në regjistrin e bizneseve në Kosovë ka vetëm një aktivitet: Hulumtimi i tregut dhe matja e opinionit publik (sondazhet).

Sipas të dhënave zyrtare mbi statusin e regjistrimit të këtij subjekti (me Numër Unik Identifikues: 812098566), kompania nuk ka zotësi juridike për të kryer aktivitete tregtare apo importi në Republikën e Kosovës.

Në përgjigjen zyrtare të kthyer me shkrim nga përfaqësuesit e tyre të autorizuar të kontabilitetit (Account Line SHPK), të datës 25 qershor 2026, konfirmohen vet kufizimet e rrepta ligjore:

“Statusi i kompanisë Vaanmed eshte ZPK (Zyre e Perfaqesis ne Kosov) dmth sipas statusit kompania nuk ka drejt te shes ose blej, e as me pak te importoj”, thuhet në përgjigjen e tyre dërguar Insajderit.

Lidhur me fushëveprimtarinë e vetme të lejueshme me ligj për këtë subjekt në Kosovë, zyra e tyre e kontabilitetit saktëson se “aktiviteti kryesor i kompanis eshte hulumtimi i tregut, dhe gjetja e blerseve potencial per paisje mjeksore”.

Kufizimi ligjor që ia ndalon kësaj kompanie importin e mallrave konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës. E pyetur nga redaksia mbi historikun e importeve të këtij subjekti, Dogana e Kosovës ka kthyer përgjigje negative.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se “nuk është identifikuar ndonjë import ne emër te këtij subjekti”.

Përderisa institucionet shtetërore konfirmojnë se ky subjekt nuk ka futur asnjë pajisje në rrugë zyrtare në emër të biznesit në Kosovë, në terren disa klinika estetike dhe mjekësore reklamojnë haptas në rrjetet social aparaturat dhe bashkëpunimin me “Vaanmed”.

Përtej faktit që statusi i tyre si Zyrë Përfaqësie (ZPK) ua ndalon aktivitetin tregtar, sjellja e laserëve mjekësorë në Kosovë nga ky subjekt preket direkt nga Ligji Nr. 04/L-190 për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Sipas këtij ligji, laserët mjekësorë dhe estetikë që përdoren për trajtime të lëkurës dhe ndërhyrje kirurgjikale klasifikohen si pajisje medicinale. Ligji në fuqi përcakton rregulla strikte për çdo subjekt që dëshiron të importojë apo të vendosë në tregun e Kosovës aparatura të tilla:

Licencimi i detyrueshëm: Neni 12 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale specifikon se asnjë person juridik nuk mund të ushtrojë veprimtarinë e importit dhe të distribucionit me shumicë të pajisjeve medicinale pa poseduar një licencë valide të lëshuar nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Kompania “VAANMED Z.P.K.” nuk posedon një licencë të tillë distribucioni në Kosovë, sipas listës së fundit të licencave që ka publikuar AKPPM-ja.

Legjislacioni kërkon që çdo pajisje medicinale duhet t’i nënshtrohet procesit të regjistrimit dhe vlerësimit të sigurisë në AKPPM para se të lejohet të futet në përdorim apo të reklamohet. Futja e këtyre pajisjeve jashtë këtij kontrolli përbën shkelje direkte të këtij ligji.

Në aspektin analitik juridik, nëse një kompani nuk është e licencuar nga AKPPM dhe nuk ka të drejtë importi, çdo pajisje medicinale (përfshirë laserët) që ajo ka sjellë dhe instaluar nëpër klinikat e Kosovës ngre dyshime se produkt aktualisht është i paligjshëm në treg.

Gjatë realizimit të këtij hulumtimi, Insajderi e ka mbajtur vazhdimisht të informuar AKPPM-në, derisa po komunikonte me Doganën e Kosovës, por deri tash ky institucion nuk ka pasur ndonjë reagim.

Gazeta Insajderi i ka drejtuar një shkresë zyrtare kompanisë “VAANMED Z.P.K.”, duke kërkuar sqarime mbi kodet tarifore të importit dhe licencat nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM). Pas mungesës së përgjigjes, fillon një shkëmbim e-mailesh ku redaksia i ka ballafaquar ata me gjetjet e Doganës, duke bërë pyetjen nëse pajisjet janë futur në formë kontrabande.

Në përgjigjen e tyre të kthyer përmes zyrës së autorizuar Account Line SHPK, ata kanë refuzuar të japin detaje specifike, duke u shprehur të fyer nga pyetjet e gazetës.

I ballafaquar me faktin se statusi i tyre ZPK ua ndalon specifikisht tregtinë dhe importin, subjekti nuk ka ofruar sqarime të mëtejshme se në emër të kujt apo në çfarë forme kanë hyrë në Kosovë pajisjet laserike që ata menaxhojnë.

Në regjistrat e biznesit shqiptare, “VAANMED” (i njohur si VAANMED Distribution) është një kompani e themeluar në Shqipëri në vitin 2017. Në tregun e Shqipërisë, kjo kompani operon si distributore e pajisjeve të teknologjisë së lartë për industrinë e mjekësisë estetike, dermatologjisë dhe kirurgjisë, duke përfaqësuar marka të njohura ndërkombëtare si brandin italian “DEKA”, si dhe “Storz Medical”, “Solta Medical”, “FotoFinder”, e të tjera.

Si themeluese dhe udhëheqëse e këtij rrjeti në Shqipëri figuron Dorina Shamo, e cila në daljet publike dhe prezantimet korporative shfaqet si imazhi kryesor i kompanisë, duke promovuar zgjerimin e aktivitetit dhe furnizimin e klinikave në tërë rajonin, përfshirë edhe Kosovën.

Megjithatë, përderisa në Shqipëri kompania gëzon status të plotë komercial, dokumentet publike tregojnë që në Kosovë kompania ka regjistruar vetëm një aktivitet: matjen e opinionit- sondazhet.

Çështja e pajisjeve mjekësore të futura në tregun e Kosovës pa kontroll të plotë institucional nuk është fenomen i izoluar. Në vite, raportet e auditimit dhe vlerësimet e institucioneve kanë evidentuar mangësi serioze në mbikëqyrjen e këtij sektori, sidomos në aspektin e licencimit, regjistrimit dhe kontrollit të cilësisë së pajisjeve.

Një nga problemet kryesore lidhet me futjen në treg të pajisjeve pa procedura të plota të verifikimit nga AKPPM, përfshirë mungesën e dokumentacionit për sigurinë, certifikimin dhe origjinën e produkteve. Kjo krijon rrezik të drejtpërdrejtë për pacientët, sidomos në sektorin e mjekësisë estetike, ku përdorimi i laserëve dhe pajisjeve invazive është në rritje.

Po ashtu, në praktikë është vërejtur një trend i përdorimit të formave alternative të operimit, si kontratat e shërbimit apo bashkëpunimit, për të anashkaluar detyrimet ligjore që lidhen me importin dhe shitjen e pajisjeve medicinale. Kjo e vështirëson gjurmimin institucional dhe dobëson mekanizmat e kontrollit.

Mungesa e koordinimit të plotë ndërmjet institucioneve – Doganës së Kosovës, AKPPM-së dhe inspektorateve shëndetësore – ka krijuar hapësirë për operime në zona gri ligjore, ku pajisjet mund të hyjnë dhe të përdoren pa u evidentuar qartë në sistem.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë