Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mitrovicasi denoncon zyrtarin policor për shantazh – Inspektorati Policor: Po e hetojmë rastin së bashku me Prokurorinë e Mitrovicës

26/08/2024 - 19:30
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Mitrovicasi denoncon zyrtarin policor për shantazh – Inspektorati Policor: Po e hetojmë rastin së bashku me Prokurorinë e Mitrovicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një denoncim i pazakontë për shantazh ndaj një zyrtari të Policisë së Kosovës ka ndodhur më datë 13 gusht në Stacionin policor në Mitrovicë, ku një qytetar (D.D.) është ankuar se borgjliu (N.N.) i tij i ka thënë se një zyrtar policor e ka nxitur të deklarojë rrejshëm se ka marrë para me fajde nga D.D.

D.D. ka ardhur edhe në redaksinë e Veriu.info për ta denoncuar rastin, duke treguar se personit N.N. i ka dhënë 33,580 euro borgj, të cilat ai nuk ia ka kthyer asnjëherë.

Sipas D.D., në muajin gusht N.N. i kishte thënë se një zyrtar policor i ka kërkuar që ta denoncoj D.D. për kinse dhënie të fajdes ndaj N.N., por që ky i fundit nuk ka pranuar.

Veriu.info ka dërguar pyetje në Inspektoratin Policor të Kosovës duke i pyetur se a është duke u trajtuar ky rast nga ta, dhe nëse po, çfarë masash janë marrë.

Në përgjigjen e Inspektoratit Policor për Veriu.info thuhet: “Duke ju referuar pyetjeve tuaja, gazetës online www.veriu.info, IPK konfirmon se ky rast është pranuar në IPK dhe është duke u trajtuar në koordinim me PTH (Prokurorine Themelore)- Mitrovicë, janë duke u ndermarr veprime hetimore preliminare dhe rasti është në fazën fillestare të hetimeve”.

Rrëfimi i të dëmtuarit D.D.:

Më datë 20 gusht 2024 ky person i shqetësuar ka trokitur në derën e redaksisë së Veriu.info, duke treguar detajisht se si para më shumë se dy vitesh i kishtë dhënë borgj 33,580 euro personit N.N.

Duke qenë se N.N. nuk e kishte kthyer borgjin akoma, D.D. ka vazhduar me kërkesa ndaj N.N. për t’ia kthyer paratë e marra borgj, te cilat N.N. i kishte kursime familjare nga puna që bën.

Kaluan javë, muaj e vite dhe prapë borgjliu nuk ia kthente paratë, perderisa kërkesat e D.D. vazhduan deri në fillim të muajit gusht, kur ai mbeti i tronditur nga ajo çka i kishte thënë borgjliu N.N.

“Unë i thash pse s’po m’i kthen paret, ndërsa ai më tha që nuk ka momentalisht dhe se nuk e ka ndërmend të më dëmton, sepse përndryshe ka pasur mundësi të më dëmtoj me polici. Kur e veta se qysh e si, ai më tha se një zyrtar policor i ka thënë të më denoncojë mua për kinse ato para ia kam dhënë me fajde dhe menjëherë mua do të më fusin në burg, tani i ik borgjit. Unë rastin menjëherë me 13 gusht 2024 e kam raportuar në Policinë e Kosovës për shantazh, sepse unë jam profesionist i fushës dhe nuk merrem me këto gjëra. Dikush këtu ka dashtë të më arrestojë me anë të kësaj nxitje për denoncim të rrejshëm dhe të më shkatërrojnë në familje dhe profesion. Pas denoncimit, unë besoj se policia dhe prokuroria do ta zbardh rastin dhe shantazhuesit t’i vëjë para drejtësisë”, ka thënë D.D. për Veriu.info

(Veriu.info ka emrin e denoncuesit (D.D.) dhe borgjliut (N.N.), por ka vendosur të mos i publikojë deri në përfundimin e hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës)

JU REKOMANDOJMË

Kilaj shpjegon jetën e vështirë në paraburgim në Hagë: Ushqimin e blinim vet pasi ata na sillnin shujta të ngrira

Kilaj shpjegon jetën e vështirë në paraburgim në Hagë: Ushqimin e blinim vet pasi ata na sillnin shujta të ngrira
20/11/2026 - 16:22

Ish komandanti i UÇK-së Isni Kilaja ka dhënë detaje të jetës në paraburgimin e Hagës. Në një intervistë për RTV21, Kilaj tha se gjatë kohës së paraburgimit u...

Më shumëDetails

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve

Limaj viziton Kilajn pas shpalljes së pafajësisë: Të angazhohemi për kthimin e të gjithë bashkëluftëtarëve
20/11/2026 - 15:22

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot ish-bashkëluftëtarin e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilajn, pas shpalljes së pafajësisë së këtij të fundit.Përmes një...

Më shumëDetails

Vrasja e Triumf Rizës: Nga 18 vjet burgim në rigjykim për Ilir dhe Rrahim Abdullahun

Vrasja e Triumf Rizës: Nga 18 vjet burgim në rigjykim për Ilir dhe Rrahim Abdullahun
20/11/2026 - 14:59

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë në rigjykim Ilir Abdullahun, i njohur si “Liza”, dhe Rrahim Abdullahun, i njohur si “Rrumqi”, për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje...

Më shumëDetails

Diaspora dërgoi 7.16 miliardë euro në Kosovë: Shumica për konsum e banesa, vetëm 2% për prodhim

Tri komuna në vend rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025
20/11/2026 - 14:41

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po shfrytëzohet kapitali i diasporës, duke vlerësuar se vetëm një pjesë e vogël e remitancave po...

Më shumëDetails

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Haziri: Presim nga Trump të rikonfirmojë marrëveshjen e 3 shtatorit që Kurti e anashkaloi
20/11/2026 - 14:02

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se kjo parti po i vuan pasojat e Kuvendit të 31 janarit, ku nuk kaloi mocioni për shkarkimin e...

Më shumëDetails

“Më mirë të anulohen lojërat sesa të shohin mbeturinat”, Rama i përgjigjet qytetarit: Nuk i shohin se s’ka rrymë

Lëshuan sallën pasi konstatuan se plani zhvillimor ka të meta, Rama u reagon VV’së dhe PDK’së
20/11/2026 - 13:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zgjedhur sarkazmën për t’iu përgjigjur një qytetari që e kritikoi për situatën me mbeturinat në kryeqytet.Në një postim të tij në Facebook...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Rrezikuan punëtorët duke punuar pa skele në katin e 8-të, Inspektorati ndal punimet në objektin e United Group Investment në Skenderaj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të Popullit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prizren (Video)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë