Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mitrovicasi denoncon zyrtarin policor për shantazh – Inspektorati Policor: Po e hetojmë rastin së bashku me Prokurorinë e Mitrovicës

26/08/2024 - 19:30
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Mitrovicasi denoncon zyrtarin policor për shantazh – Inspektorati Policor: Po e hetojmë rastin së bashku me Prokurorinë e Mitrovicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një denoncim i pazakontë për shantazh ndaj një zyrtari të Policisë së Kosovës ka ndodhur më datë 13 gusht në Stacionin policor në Mitrovicë, ku një qytetar (D.D.) është ankuar se borgjliu (N.N.) i tij i ka thënë se një zyrtar policor e ka nxitur të deklarojë rrejshëm se ka marrë para me fajde nga D.D.

D.D. ka ardhur edhe në redaksinë e Veriu.info për ta denoncuar rastin, duke treguar se personit N.N. i ka dhënë 33,580 euro borgj, të cilat ai nuk ia ka kthyer asnjëherë.

Sipas D.D., në muajin gusht N.N. i kishte thënë se një zyrtar policor i ka kërkuar që ta denoncoj D.D. për kinse dhënie të fajdes ndaj N.N., por që ky i fundit nuk ka pranuar.

Veriu.info ka dërguar pyetje në Inspektoratin Policor të Kosovës duke i pyetur se a është duke u trajtuar ky rast nga ta, dhe nëse po, çfarë masash janë marrë.

Në përgjigjen e Inspektoratit Policor për Veriu.info thuhet: “Duke ju referuar pyetjeve tuaja, gazetës online www.veriu.info, IPK konfirmon se ky rast është pranuar në IPK dhe është duke u trajtuar në koordinim me PTH (Prokurorine Themelore)- Mitrovicë, janë duke u ndermarr veprime hetimore preliminare dhe rasti është në fazën fillestare të hetimeve”.

Rrëfimi i të dëmtuarit D.D.:

Më datë 20 gusht 2024 ky person i shqetësuar ka trokitur në derën e redaksisë së Veriu.info, duke treguar detajisht se si para më shumë se dy vitesh i kishtë dhënë borgj 33,580 euro personit N.N.

Duke qenë se N.N. nuk e kishte kthyer borgjin akoma, D.D. ka vazhduar me kërkesa ndaj N.N. për t’ia kthyer paratë e marra borgj, te cilat N.N. i kishte kursime familjare nga puna që bën.

Kaluan javë, muaj e vite dhe prapë borgjliu nuk ia kthente paratë, perderisa kërkesat e D.D. vazhduan deri në fillim të muajit gusht, kur ai mbeti i tronditur nga ajo çka i kishte thënë borgjliu N.N.

“Unë i thash pse s’po m’i kthen paret, ndërsa ai më tha që nuk ka momentalisht dhe se nuk e ka ndërmend të më dëmton, sepse përndryshe ka pasur mundësi të më dëmtoj me polici. Kur e veta se qysh e si, ai më tha se një zyrtar policor i ka thënë të më denoncojë mua për kinse ato para ia kam dhënë me fajde dhe menjëherë mua do të më fusin në burg, tani i ik borgjit. Unë rastin menjëherë me 13 gusht 2024 e kam raportuar në Policinë e Kosovës për shantazh, sepse unë jam profesionist i fushës dhe nuk merrem me këto gjëra. Dikush këtu ka dashtë të më arrestojë me anë të kësaj nxitje për denoncim të rrejshëm dhe të më shkatërrojnë në familje dhe profesion. Pas denoncimit, unë besoj se policia dhe prokuroria do ta zbardh rastin dhe shantazhuesit t’i vëjë para drejtësisë”, ka thënë D.D. për Veriu.info

(Veriu.info ka emrin e denoncuesit (D.D.) dhe borgjliut (N.N.), por ka vendosur të mos i publikojë deri në përfundimin e hetimeve nga Inspektorati Policor i Kosovës)

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë