Një vajzë 13-vjeçare nga Podujeva ka rrezikuar të mbytet të enjten në bregdetin e Shëngjinit, në Shqipëri.
Sipas Policisë së Lezhës, e mitura është nxjerrë nga uji nga pushuesit në gjendje të rënduar shëndetësore dhe menjëherë i është ofruar ndihma e parë.
Më pas ajo është transportuar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku pas trajtimit mjekësor raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti po trajtohet sipas procedurave, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes.












