Gazetarja e TVP Sport u godit me top në kokë nga lojtari i Manchester City, Ryan Cherki. Dhe e gjithë ngjarja u regjistrua drejtpërdrejt gjatë një lidhje direkte me studion në Varshavë.
Për fat të mirë, Strzelczyk nuk u lëndua. Ajo e pranoi “goditjen” e papritur me një buzëqeshje.
“Po, u godita në kokë. Topi po më kërkon mua dhe Ryan Cherki duhet të punojë në teknikën e tij”, shkroi ajo më vonë në Instagram, duke bashkëngjitur një video të incidentit.












