Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten ka mbajtur fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Në përfundim të fjalimit të saj, ajo ka vazhduar për të dalë jashtë, ku u pa se nuk u përshëndet me kryeministrin Albin Kurti e kryediplomaten Donika Gërvalla.
Kurti madje, shihet duke diskutuar diçka me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Osmani është parë më pas duke diskutuar me shefen e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe më pas është përshëndetur me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Ndiqeni videon nga minuta 36:10.