Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Monopol për hemodializën”, deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

13/12/2025 - 22:08
në Lajme
A A
“Monopol për hemodializën”, deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Komisionin e Ekonomisë të Parlamentit shqiptar ku po diskutohet projektligji për koncesionet dhe PPP, deputetët ngritën me shqetësim transferimin e kontratave koncensionare nga njëra kompani në tjetrën referuar kjo kryesisht kontratave konçensionare në shëndetësi të cilat janë kthyer në monopol.

Rasti konkret lidhet me kontratën koncensionare të hemodializës e cila u dha në vitin 2016 për 10 vite Spitalit Amerikan dhe shoqërisë Evita SHPK pas të cilave qëndron biznesmeni Klodian Allajbeu.

Nga Evita Shpk dhe Spitali Amerikan u krijua kompania Dia Vita me të cilën lidhi kontratë Ministria e Shëndetësisë për të ofruar shërbim për pacientët me insuficiencë renale në 5 spitale rajonale si Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Korçë.

“Duhet hequr, kalohen kontrata nga njëri te tjetri në shëndetësi e ka bërë monopol”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deputetë të opozitës.

“Në shëndetësi është kthyer në monopol”, u shpreh deputeti i PD, Besart Xhaferri.

Deputetët iu referuan pikërisht manovrave të dyshimta që ka bërë në këto dhjetë vite biznesmeni Klodian Allajbeu me kontratën koncesionare të hemodializës të cilën e ka shitur dhe rishitur disa herë në një rreth njerëzish që lidhen me të.

Tre vjet pasi kishte fituar kontratën konçesionare, në 2019 Dia Vita pas së cilës qëndron biznesmeni Klodian Allajbeu e transferon atë në një kompani të huaj Diaverum, një kompani suedeze, për të cilën ka të dhëna se kjo e fundit e ka transferuar atë në një kompani arabe.

Gjatë kësaj kohe Klodian Allajbeu ka ndërruar disa herë administratorët, herë të huaj e herë shqiptarë ku vetë Allajbeu nuk figuron në asnjë nga dokumentet duke qëndruar pas tyre. Së fundmi përfaqësohet me administratorin Klodian Shehu, i cili është kunati i Allajbeut.

Cilat janë arsyet e transferimit të kontratës konçesionare përveç lehtësimit nga barra fiskale duhet hetuar nga autoritetet. Fakt është që në kontratën konçesionare të hemodializës ka pasur dyshime të shumta jo vetëm në ofrimin e cilësisë së shërbimit për pacientët me insuficiencë renale por edhe abuzimeve nëpërmjet faturimit të dyfishtë për shërbime të paofruara, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në arkën e Allajbeut kanë shkuar para nga taksapaguesit shqiptarë për parashikime të shërbimeve që do të ofronte si projeksione, por jo për shërbime reale që ka ofruar dhe janë jo pak por afro 2.3 miliardë lekë në vit. /Top Channel

JU REKOMANDOJMË

Ish-anëtari i bordit të KOSTT-it publikon dokumentin, godet Rizvanollin për nënstacionin në Malishevë: Gënjeshtra nuk është politikë shtetërore
Lajme

Ish-anëtari i bordit të KOSTT-it publikon dokumentin, godet Rizvanollin për nënstacionin në Malishevë: Gënjeshtra nuk është politikë shtetërore

13/12/2025 - 22:13
Shpëtimi i katër amerikanëve – Gjermania falënderon mërgimtarin kosovar (VIDEO)
Lajme

Shpëtimi i katër amerikanëve – Gjermania falënderon mërgimtarin kosovar (VIDEO)

13/12/2025 - 22:11
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues
Kryesore

Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsisht falënderues

13/12/2025 - 22:06
Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
Kryesore

Paralajmërohet tjetër shtrenjtim i rrymës

13/12/2025 - 20:47
“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Lajme

“Mos lësho pe” slogani i LVV-së, Guri: Është pikërisht kjo parti që nga themelimi i saj ka lëshuar pe për çdo gjë!

13/12/2025 - 19:43
Duda Balje zbulon detaje të bisedës me Fatmir Limajn: S’mundem me bashkëpunu me Albin Kurtin
Lajme

Balje: Vendimi i PZAP-it mbron përfaqësimin real të boshnjakëve dhe komuniteteve joshumicë

13/12/2025 - 19:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52
  • “Serbi, Serbi t’q*…”, një person largohet nga skena e vendosur në protestën në Shkup

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj pas sëmundjes së rrallë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bahtiri i’a atribuon vetes fitoren e Pecit: “Mu dashtë shumë me i dhanë zor” – Përkrahësi: “Valla mos t’u çojshi ju kohën e fundit me i dhezë motorat, ai hupi sikuse Isa Mustafa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rrezarta Krasniqi ngushëllon familjen Sadriu, pas vdekjes së djalit të tyre – Besnikut

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë