Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, prej kohësh përflitet për një lidhje me reperin, Capital T.
Por edhe komentohen shumë, asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar ende, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, Adrola ka shpërndarë në Instastory një postim për ndjenjat, duke lënë të kuptohet si një mesazh i koduar ndaj dikujt.
“Mos e tepro. Ndjenja venitet atëherë kur dashuria bëhet peng i gjërave të parëndësishme”, shkruhet në postim, ndërsa modelja ka shtuar: “Pikërisht!”.
Nuk dihet, se cili është destinacioni i këtij mesazhi, apo ishte thjeshtë një postim.