Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, e ka denoncuar “sjelljen penguese” të disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor pasi ky organ dje nuk e certifikoi Listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Rudolph tha se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrat e aktorëve politikë.
“Shpreh keqardhje për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që refuzuan të certifikojnë Listën Srpska për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të aktorëve politikë”.
Reagimi i ambasadorit gjerman vjen në vazhdën e kritikave të vendeve partnere të Kosovës për këtë vendim të KQZ-së.













