Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mosparaqitja e Rozeta Hajdarit para Gjykatës është sabotim i qëllimshëm i shtetit të Kosovës.
Sipas saj, një veprim i tillë është thirrje për anarki dhe vetëgjyqësi.
“A po e kuptoni paradoksin?Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit.Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin”, ka shkruar ajo.










