Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Motrat Berisha sulmuan Klea Prengën, del ekzaminimi: Mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe të buzës

09/10/2024 - 16:36
në ShowBiz
A A
Motrat Berisha sulmuan Klea Prengën, del ekzaminimi: Mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe të buzës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga ekspertiza e kryer ndaj Klea Prengës, rezulton se dëmtimet e shkaktuara nga motrat Berisha, hynë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore.

Ndërkohë që motrat Antonela dhe Marinela Berisha janë në kërkim. ka dalë ekspertiza e Klea Prengës e cila u dhunua rreth dy muaj më parë.

Në ekspertizë thuhet se përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, Klea Prenga ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë.

‘U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”-thuhet në aktekspertizë.

‘Në datën 09.09.2024 shtetasja e mësiperme u paraqit për ekzaminim objektiv pranë IML. Në momentin e paraqitjes, gendja e përgjithshme paraqitet jo e mirë. Nga ana emocionale, është e ngarkuar dhe ka një labilitet të shtuar. Referon se kohët e fundit është mbyllur në vetvete, ka kufizuar shumë daljet në publik dhe nuk i frekuenton më ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme. Referon se ka humbur punën si blogere për shkak të cënimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.

Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve.

Në regjionin zigomatik suborbital të djathtë, vërehet mbetje e një plage në trajtën e gërmes “L” të përmbysur, me drejtim horizontal që fillon nga mollëza e djathtë dhe shkon në drejtim të kurrizit të hundës, me gjatësi të krahut të shkurtër 2.1 cm dhe krahut të gjatë 5.2 cm, në trajtë ulluku, me ngjyrë të kuqërremtë dhe nuanca të bardha e të zeza, në të cilën projektohen shenjat e 13 qepjeve.

Zona përreth mbetjes së plagës paraqitet edematoze, me trajtë elipsoide, me diametra 7 x 3.5 cm. Në regjionin tëmthor të djathtë vihet re një tjetër mbetje plagë, me të njëjtat karakteristika, trajtë gjatësore, pak e harkuar, 2.3 cm, me drejtim vertikal, me praninë e mbetjeve të 6 suturave. Në regjionin frontal të djathtë vihet re prania e një zone me nxirje të lëkurës me përmasa 3×2 cm, me konsistencë të ashpër, e dukshme në distancë të konsiderueshme.

Dëmtime të tjera të jashtme trupore nuk u konstatuan. E dëmtuara ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë:

“Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmimeve të vogla të fibrave muskulare apo degeve fundore të nervit facial”.

Konkluzion: Duke u mbështetur në të dhënat e mësiperme arrijmë në përfundimin se:

Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës.

Këto demtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” keto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”.

JU REKOMANDOJMË

Romancë e re, aktorja e njohur dhe ylli i Besiktasit nuk e fshehin më lidhjen

Romancë e re, aktorja e njohur dhe ylli i Besiktasit nuk e fshehin më lidhjen
19/11/2026 - 22:35

Një romancë e re ka marrë vëmendjen e mediave rozë në Turqi. Aktorja e njohur Cemre Baysel dhe futbollisti i kombëtares turke, Emirhan Topçu, i cili luan për...

Më shumëDetails

Droni në mbështetje të Zojës mbërrin në BBVK, ky ishte mesazhi për të (VIDEO)

Droni në mbështetje të Zojës mbërrin në BBVK, ky ishte mesazhi për të (VIDEO)
19/11/2026 - 21:38

Një dron në mbështetje të Zojës ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Në të shkruhej mesazhi: “A e din kush je ti? Go Primadonna”. Zoja...

Më shumëDetails

Jona i zbulon Vëllait të Madh një sekret: Kishte kontakt me…(VIDEO)

Jona i zbulon Vëllait të Madh një sekret: Kishte kontakt me…(VIDEO)
19/11/2026 - 21:20

Jona i ka rrëfyer Vëllait të Madh një detaj nga periudha para hyrjes në Big Brother, duke treguar se ishte kontaktuar nga Edita para se të bëheshin pjesë...

Më shumëDetails

Soni mahnit me stilin e saj në paraqitjen e fundit

Situata në Shqipëri, Soni Malaj merr një vendim të papritur për koncertin në Itali
19/11/2026 - 21:19

Soni Malaj po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Këngëtarja ka qenë shumë e ngarkuar këtë verë nëpër mbrëmje e ahengje të ndryshme. Soni se fundmi...

Më shumëDetails

Anjeza pranon se e pëlqen Sharrin: Është shumë i bukur, e dua me zemër

Anjeza pranon se e pëlqen Sharrin: Është shumë i bukur, e dua me zemër
19/11/2026 - 15:02

Anjeza ka folur për raportin e saj me Sharrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother-it, duke pranuar se e pëlqen atë, por duke insistuar se mes tyre...

Më shumëDetails

Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili

Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
18/11/2026 - 20:58

Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar Sevdai Radogoshi, i cili për publikun njihet me emrin Qumili. Lajmi i trishtë është bërë i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    Dizajnerja me famë botërore Albina Dyla nuk i paguan punëtorët, nevojitet ndërhyrja e Inspektoratit që t’ua “qet” rrogat (Video)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rrezikuan punëtorët duke punuar pa skele në katin e 8-të, Inspektorati ndal punimet në objektin e United Group Investment në Skenderaj

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Policia me operacion: 15 lokale të mbyllura, 8 persona të arrestuar dhe 285 persona të kontrolluar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-këshilltari i Donika Gërvallës ia mësyen pozitës së Avokatit të Popullit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Erërat e forta shkaktojnë dëme në Prizren (Video)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë