Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Motrat Berisha sulmuan Klea Prengën, del ekzaminimi: Mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe të buzës

09/10/2024 - 16:36
në ShowBiz
A A
Motrat Berisha sulmuan Klea Prengën, del ekzaminimi: Mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe të buzës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga ekspertiza e kryer ndaj Klea Prengës, rezulton se dëmtimet e shkaktuara nga motrat Berisha, hynë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore.

Ndërkohë që motrat Antonela dhe Marinela Berisha janë në kërkim. ka dalë ekspertiza e Klea Prengës e cila u dhunua rreth dy muaj më parë.

Në ekspertizë thuhet se përveç prishjes së imazhit dhe humbjes së punës, Klea Prenga ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë.

‘U konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës. Këto dëmtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” këto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”-thuhet në aktekspertizë.

‘Në datën 09.09.2024 shtetasja e mësiperme u paraqit për ekzaminim objektiv pranë IML. Në momentin e paraqitjes, gendja e përgjithshme paraqitet jo e mirë. Nga ana emocionale, është e ngarkuar dhe ka një labilitet të shtuar. Referon se kohët e fundit është mbyllur në vetvete, ka kufizuar shumë daljet në publik dhe nuk i frekuenton më ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme. Referon se ka humbur punën si blogere për shkak të cënimit të imazhit dhe publikimit mediatik të ngjarjes.

Aktualisht, ankon për mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe kryesisht buzës së sipërme nga ana e djathtë. Gjatë lëvizjes së buzëve shihet një kufizim i mbylljes së plotë dhe hapje më e kufizuar në anën e djathtë të buzëve.

Në regjionin zigomatik suborbital të djathtë, vërehet mbetje e një plage në trajtën e gërmes “L” të përmbysur, me drejtim horizontal që fillon nga mollëza e djathtë dhe shkon në drejtim të kurrizit të hundës, me gjatësi të krahut të shkurtër 2.1 cm dhe krahut të gjatë 5.2 cm, në trajtë ulluku, me ngjyrë të kuqërremtë dhe nuanca të bardha e të zeza, në të cilën projektohen shenjat e 13 qepjeve.

Zona përreth mbetjes së plagës paraqitet edematoze, me trajtë elipsoide, me diametra 7 x 3.5 cm. Në regjionin tëmthor të djathtë vihet re një tjetër mbetje plagë, me të njëjtat karakteristika, trajtë gjatësore, pak e harkuar, 2.3 cm, me drejtim vertikal, me praninë e mbetjeve të 6 suturave. Në regjionin frontal të djathtë vihet re prania e një zone me nxirje të lëkurës me përmasa 3×2 cm, me konsistencë të ashpër, e dukshme në distancë të konsiderueshme.

Dëmtime të tjera të jashtme trupore nuk u konstatuan. E dëmtuara ka realizuar një ekzaminimin elektroneurografik për nervat facialë të anës së djathtë të fytyrës dhe nga ky ekzaminimin rezulton si më poshtë:

“Parametrat elektrofiziologjike janë brenda normës për nervin facial. Asimetria qe vihen në dukje i dedikohen më shumë dëmimeve të vogla të fibrave muskulare apo degeve fundore të nervit facial”.

Konkluzion: Duke u mbështetur në të dhënat e mësiperme arrijmë në përfundimin se:

Tek shtetasja Klea Prenga u konstatua mbetje e plagëve në fytyrë me karakteristikat dhe lokalizimet e lartpërmendura, shoqëruar me asimetri të dukshme të buzës së sipërme dhe muskulatures së anës së djathtë të fytyrës.

Këto demtime janë të përhershme, të pariparueshme vetvetiu apo me teknika të zakonshme mjekësore, si të tilla kanë dhënë për pasojë shëmtim tek shtetasja e mësipërme; ndaj bazuar mbi kriterin e “shëmtimit” keto dëmtime hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore”.

JU REKOMANDOJMË

Elijona në lidhje me Klodin? Detaji që i nxori zbuluar (Foto)

Elijona në lidhje me Klodin? Detaji që i nxori zbuluar (Foto)
20/04/2026 - 19:17

Dyshja e njohur e “BBVK”, Elijona dhe Klodi u shquan për raportin e tyre të krijuar në këtë reality-show. Ani pse Elijona kishte shprehur pëlqim për Klodin i...

Më shumëDetails

U shpall fituese e BBVA 5, Selina vjen me postim emocional

U shpall fituese e BBVA 5, Selina vjen me postim emocional
20/04/2026 - 19:15

Selin Bollati u shpall fituese e edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Albania, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë euro. Balerina fitoi zemrat dhe...

Më shumëDetails

Egli e papërmbajtshme, ekspozon linjat trupore në bikini

Sonte Egli vjen me një surprizë në spektakël
20/04/2026 - 14:38

Artistja e njohur shqiptare Egli Tako, ka bërë një paraqitje përvëluese në Instastory. Ajo është shfaqur në bikini ku shihet duke marrë rreze dielli. Në motin e ngrohtë...

Më shumëDetails

Ulërima në “Ferma VIP”, situata del jashtë kontrollit (Video dramatike)

Ulërima në “Ferma VIP”, situata del jashtë kontrollit (Video dramatike)
20/04/2026 - 12:22

Një video dramatike nga “Ferma VIP” po bën xhiron e rrjetit minutat e fundit, duke alarmuar ndjekësit e programit. Në pamjet e publikuara, fermerët shihen në gjendje të...

Më shumëDetails

Miri thyen heshtjen pas finales së madhe të BBVA-së, ja çka thotë

Miri thyen heshtjen pas finales së madhe të BBVA-së, ja çka thotë
19/04/2026 - 20:44

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri, e mbylli rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania” si një nga emrat më të komentuar të këtij sezoni,...

Më shumëDetails

Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)

Nuk ndalet Eliona, vjen edhe me një foto ‘bombastike’ nga Egjipti (+16)
19/04/2026 - 19:54

Njëra ndër femrat më të komentuara shqiptare, Elijona Binakaj, ka trazuar rrjetet sociale me fotot e fundit. Ai ka publikuar edhe një foto nga pushimet që po kalon...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Këta janë të arrestuarit për bixhoz ilegal në Mitrovicë (Emrat)

    605 Shpërndaje
    Shpërndaje 242 Tweet 151
  • Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë