Opinionisti Shenoll Muharremi kritikoi ashpër qeverinë në detyrë pasi operacioni i FSK-së me leje të KFOR-it për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit në Liqenin e Ujmanit u bë objekt i politizimit.
Muharremi sugjeroi se kërkimi i faljes mund të ishte një veprim i duhur.
“Nuk ka pas manipulim të fotografisë” paska thënë në një reagim për Amb Gjermane. E manipulim të situatës e politizim të rastit a ka pasur? Një tragjedi njerëzore dhe diçka që ka qenë rast tepër i ndijshëm familjar është politizu brutalisht. Kështuqë zyra e propagandës duhet me mos me folë shumë e me u arsyetu tash se është vonë pas asaj që kanë tentu me bë. Ndoshta kërkim falja është veprim më i duhur. Po a mundemi me pritë kërkim-falje nga dikush që abuzon me tragjedi njerëzore? Kjo nuk është hera e parë që ata manipulojnë, i kemi pa dhe dokumentu me dhjetëra raste. Përate më askush nuk ju beson dhe nuk kanë kredibilitet me folë. Tjera here sigurohu që tregohesh i matur e mbi të gjitha njerëzor e mos abuzo me tragjedi për vota nëse dëshiron me të besu najkush.”