Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi: Dorëheqja e Liburn Aliut dëshmon se LVV ka humbur busullën morale, është shndërruar në makineri autokratike

27/08/2025 - 13:05
në Lajme
A A
Muharremi: Dorëheqja e Liburn Aliut dëshmon se LVV ka humbur busullën morale, është shndërruar në makineri autokratike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar pas dorëheqjes së Liburn Aliut nga posti i ministrit në detyrë të Infrastrukturës, duke e cilësuar këtë zhvillim si tregues të krizës së brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje dhe rënies së saj, siç thotë ai, në “kurthin e lakmisë për pushtet absolut”.

“Dorëheqja e Liburn Aliut po demonstron që LVV dhe Albin Kurti kanë rënë në kurthin e lakmisë për pushtet absolut dhe kanë humbur rrugën. Një parti që dikur fliste për demokraci dhe ideale sot është shndërruar në makineri autokratike, pa frymë të brendshme demokratike, pa konsultime cilësore dhe pa busull morale”, ka shkruar Muharremi.

Ai akuzoi LVV-në se ka braktisur idealet për të cilat ishte formuar, duke u marrë me “kapjen e bordeve e institucioneve publike, vendosjen e militantëve, ndërhyrje politike në RTK dhe madje edhe sulme ndaj ekonomisë e bizneseve”.

“Liburni nuk është i pari e as i fundit që e ka lënë Kurtin. Shumica e njerëzve me integritet, vlera dhe shkathësi janë larguar. Aty kanë mbetur kryesisht ata që nuk guxojnë ta sfidojnë liderin edhe kur ai gabon”, shtoi ai.

Muharremi vlerësoi se sot LVV është e njohur si parti e përçarjes, polarizimit dhe populizmit të rrezikshëm, duke mos treguar kapacitete për qeverisje apo vizion për të ardhmen.

“E ardhmja e LVV-së nuk duket e mirë pa një reformë të thellë dhe të gjerë. Partia do ta ketë vështirë të ndalë tkurrjen e saj në periudhën e tashme dhe të ardhshme. Rruga që ka zgjedhur lideri dhe po aplikon partia duket sikur rrugë drejt humbjes dhe tkurrjes sistematike, derisa reforma dhe ndryshimet të mbeten e vetmja rrugë për shpëtim”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Elezi sqaron ndryshimin e pozicionimit të kabinave të votimit
Lajme

Elezi: Tri ditë para përfundimit të afatit numri i votuesve jashtë Kosovës arrin në gati në 30 mijë

27/08/2025 - 14:04
Maliqi për hakmarrjet në RTK: Veprimet e pushtetit, nuk po u pengojnë më ‘intelektualëve të diasporës’
Lajme

Maliqi për hakmarrjet në RTK: Veprimet e pushtetit, nuk po u pengojnë më ‘intelektualëve të diasporës’

27/08/2025 - 14:00
Deliu: Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot, por si u bënë 57 vota kur ajo nuk votoi
Lajme

“Çfarë turpi”: Deliu-Kodra reagon për largimin e redaktorit të RTK-së nga lajmet qendrore, pasi e citoi Thaçin

27/08/2025 - 13:56
Rashiq: Regjimi në Serbi po bën presion ndaj serbëve nga Kosova
Lajme

Rashiq: S’e kam shkelur Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

27/08/2025 - 13:54
Dorëzohet kallëzim penal ndaj Alban Hysenit
Lajme

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Alban Hysenit

27/08/2025 - 13:50
Baraliu: Paga minimale prej 350 euro është tallje me varfërinë në Kosovë
Lajme

Shkruan Bleron Baraliu: Zhveshja lakuriqe para fundit historik të VV-së dhe demitizimit të Albin Zaim Kurtit

27/08/2025 - 13:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë