Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi: Kosova do të vazhdojë të stagnojë pa një alternativë të re politike

18/06/2026 - 10:57
në Lajme
A A
Muharremi: Kosova do të vazhdojë të stagnojë pa një alternativë të re politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shenoll Muharremi ka vlerësuar se Kosova po përballet me krizë institucionale, politike, morale dhe ekonomike, duke kritikuar qeverisjen e VV’së për, sipas tij, dështime në menaxhimin e ekonomisë, mungesë investimesh dhe mungesë transparence në shpenzimin e parasë publike.

Muharremi theksoi se, pavarësisht kritikave, LVV vazhdon të mbetet forca më e madhe politike në vend me mbështetje të konsiderueshme elektorale. Ai argumentoi se një pjesë e gjendjes aktuale lidhet edhe me mungesën e alternativave bindëse nga opozita.

Sipas tij, pas disa proceseve zgjedhore në dy vitet e fundit, partitë opozitare kanë nevojë për reformim të thellë në vizion dhe politika, ndërsa paralajmëroi se Kosova mund të vazhdojë të përballet me sfida serioze dhe stagnim derisa të shfaqet një alternativë e re politike dhe ekonomike.

Postimi i plotë:

Kosova nuk mund të ketë as të tashme, as të ardhme të mirë, stabile dhe prosperuese me një parti që nuk di të menaxhojë ekonominë, nuk investon por importon energji, nuk lodhet ta adresojë inflacionin kronik, nuk di të zbatojë asnjë projekt serioz dhe, njëkohësisht, ka qindra mijëra euro tenderë publikë njëburimorë, pa transparencë dhe pa garë e pa meritokraci.

Nuk ka si të dalin rezultate pozitive për kosovarin me këtë parti, kur tashmë kemi parë për gjashtë vite se ajo angazhohet për kapjen e institucioneve publike të pavarura me militantë partiakë dhe nuk ka orientime të qarta demokratike e perëndimore.

Por, në anën tjetër, kjo parti, LVV, mbetet partia më e madhe në vend dhe sistematikisht po fiton mbi 40% të votave në zgjedhje, edhe pse duke abuzuar me paranë publike për votë, duke e përçarë shoqërinë dhe duke përdorur rrjetet sociale e algoritmet për të ndikuar.

Pra, e kemi një parti me legjitimitet, por të paaftë dhe jo të duhur për t’i adresuar sfidat e kosovarit dhe të Kosovës.

Kjo tregon se asgjë nuk do të zgjidhet shpejt për kosovarin. Nevojitet durim, mësim dhe rimendim i qasjes ndaj proceseve politike dhe elektorale për të ndryshuar drejtimin.

Aktualisht, në krizë institucionale, politike, morale dhe ekonomike, një pjesë e kosovarëve, sidomos rinia, do të vazhdojë të kërkojë rrugë dhe zgjidhje jashtë vendit, në ekonomi dhe aty ku tregjet e punës kanë nevojë për fuqi punëtore.

Një nga arsyet, me shumë gjasë kryesore, pse e kemi këtë gjendje ka të bëjë edhe me alternativat që po ofrohen karshi pushtetit aktual.

Tani, pas tri palë zgjedhjeve gjatë dy viteve, kemi mjaft përvojë dhe rezultate për të konstatuar se nevojitet një reformë dhe ndryshim thelbësor në drejtim, politika dhe vizion te partitë opozitare në Kosovë.

Ofertat opozitare politike dhe ekonomike që po ofrohet deri më tani, si nga aspekti konceptual, politik dhe vizionar, nuk po arrin të ofrojë alternativa, përkundër gjendjes së pashpresë dhe të paqëndrueshme të krijuar nga qeverisja 5-6 vjeçare e LVV-së.

Kosova, me shumë gjasë, do të vazhdojë të stagnojë derisa të kemi “diçka të re”.

Polarizimi, dhuna politike dhe gjuha acaruese, deri në përleshje fizike mes partive politike, tregojnë se ende jemi larg krijimit të një situate dhe klime politike që gjeneron institucione stabile dhe të qëndrueshme.

Kosova, me siguri, do të vazhdojë të përballet me sfida serioze derisa të kemi një ndryshim të drejtimit politik dhe ekonomik, nga e majta te e djathta, por që aktualisht ende nuk shihet në horizont.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë