Shenoll Muharremi, analist, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për dështimin në realizimin e reformave në drejtësi, pas pesë vitesh në pushtet, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se LVV ka ardhur në pushtet me premtimin për të reformuar drejtësinë dhe ta bëjë më efikase, të pavarur dhe profesionale, por deri tani kjo ka mbetur vetëm një premtim i pambushur.
Muharremi vlerësoi se, edhe pas 4-5 vitesh me pushtet absolut, drejtësia nuk ka kaluar përpara dhe problemet mbeten të njëjta.
Sipas tij, sulmet ndaj gjyqtarëve dhe fotografitë e ministrave me kriminelë tregojnë dështimin e reformave dhe përpjekjet për të justifikuar mosarritjen e qëllimeve kryesore të LVV.