Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shenoll Muharremi, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook tha se LVV-ja veç sa po e fundos vetveten me veprimet dhe qëndrimet e saja të fundit.
Muharremi tha se ‘krijimi i valës së re të inflacionit përmes rritjes së kostos së energjisë, efektet në ekonomi dhe fuqi blerëse, degradimi në shumë fusha dhe sferat të jetës gjatë qeverisjes së saj, e ka sjellur Kosovën në një momentum kritik’.
“Kjo situatë po bëhet e rrezikshme kur Vuciq po shkon me e taku Trump në SHBA, e ne ende jemi të izoluar në diplomaci. Jemi nën masa nga BE. Nuk kemi përgjigje një kohë të gjjatë rreth aplikimit gjithashtu.Kemi dllokada të institucioneve në Kuvend. Mos pranim të realitetit të ri pas zgjedhjeve. Së fundmi edhe qëndimet rreth raportit për lirinë e mediave… Të gjitha këto tregojnë për një historik të gabimeve të mëdha” shkruan Muharremi.
Ai tha se LVV-ja me këto refuzime për me e pranu realitetin, po e shkatërron edhe atë pak reputacion që i ka mbet.
Postimi i plotë:
LVV Mbeti Pa Vizion, Pa Kredibilitet, Pa të Ardhme
LVV veç sa po e fundos vetveten me veprimet dhe qëndrimet e saja të fundit. Krijimi i valës së re të inflacionit përmes rritjes së kostos së energjisë, efektet në ekonomi dhe fuqi blerëse, degradimi në shumë fusha dhe sferat të jetës gjatë qeverisjes së saj, e ka sjellur Kosovën në një momentum kritik.
Kjo situatë po bëhet e rrezikshme kur Vuciq po shkon me e taku Trump në SHBA, e ne ende jemi të izoluar në diplomaci. Jemi nën masa nga BE. Nuk kemi përgjigje një kohë të gjjatë rreth aplikimit gjithashtu.
Kemi dllokada të institucioneve në Kuvend. Mos pranim të realitetit të ri pas zgjedhjeve. Së fundmi edhe qëndimet rreth raportit për lirinë e mediave… Të gjitha këto tregojnë për një historik të gabimeve të mëdha.
Me këto refuzime për me e pranu realitetin, po e shkatërron edhe atë pak reputacion që i ka mbet. Nuk ka mbetur shumë respekt për këtë parti. Duhet të reformohet dramatikisht. Populli jau ka dhënë mundësinë, por eksperimenti dështoi keq.
Qeverisja e LVV-së ka qenë tepër e dobët, e dëmshme për shtetin. Ekonomia? Energjia? Krizë. Tregtia, arsimi, diplomacia? Degradim total. Zero kapacitet.
LVV sot nuk ka më as kredibilitet, as vizion. Koha me shku në opozitë, me liru rrugën për të ardhmen e vendit. Le të pushojnë pak, të reflektojnë, të reformohen nëse munden. Se përndryshe, zor me vazhdu më kështu.