Analisti politik Shenoll Muharremi, thotë se brenda vetëm një viti, numri i familjeve të cenuara është rritur për 25%.
Muharremi thekson se një në katër familje po jeton në prag të varfërisë.
Ai tregon gjithashtu statistikat për familje dhe numër të qytetarëve, ku nga 72,000 familje janë bërë në 90,000 familje dhe nga rreth 311,413 qytetarë në 389,262.
Muherremi gjithashtu thotë se kjo rritje kaq e shpejtë është e paparë ndonjëherë.
Ndër të tjera ai thekson se nëse ky drejtim i gabuar i ekonomisë së Kosovës nuk ndryshon me 28 dhjetor, atëherë ky trend i thellimit të varferisë do të thellohet dhe përshkallëzohet edhe më shumë!
Postimi i plotë:
Kam pa gjithçka vitin e fundit.
E kam pa si është rritur deficiti tregtar në mallra nga 2.8 miliardë në 6 miliardë euro, nga 2021 në 2025.
E kam pa gjithashtu si janë humbë qindra milionë euro në import të energjisë (afër 1 miliardë për disa vite!), me kosto 5 herë më të lartë sesa prodhimi vendor.
Kam pa si numri i të punësuarve ka rënë vitin e fundit.
Kam pa si janë përzënë bizneset nga sistemi i energjisë universale dhe si janë rritur tatimet e pronës me 100%. Si është ulur prodhimi vitin e fundit për shkak të politikave të kqija ekonomike.
I kam pa edhe çmimet dhe inflacionin kronik si e ka rëndu jetën dhe e ka gjunjëzu familjen dhe qytetarin.
Por ky është indikatori më i keq dhe më i tmerrshëm që mundet me e pa dikush.
Brenda vetëm një viti, numri i familjeve të cenuara është rritur për 25%.
Nga 72,000 familje në 90,000 familje.
Nga rreth 311,413 qytetarë në 389,262.
Nga 19.64% e popullatës, sot janë të cenuar rreth 24.5%.
Një në katër familje po jeton në prag të varfërisë.
Kjo rritje kaq e shpejtë është e paparë ndonjëherë.
Nëse ky drejtim i gabuar i ekonomisë së Kosovës nuk ndryshon me 28 dhjetor… ky trend i thellimit të varferisë do të thellohet dhe përshkallëzohet edhe më shumë













