Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murati flet me statistika: Mbi 64 mijë persona janë punësuar nga viti 2019 deri më sot

25/06/2022 - 17:12
në Ekonomi, Lajme
A A
Murati: Eksporti shënoi rekord me mbi 700 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes publikimit të një statistike të Administratës Tatimore të Kosovës, në të cilën krahasohet numri i të punësuarve aktiv në muajin maj 2019 me atë të majit të vitit 2022, ka pretenduar se gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje numri i të punësuarve është rritur.

Statistika e publikuar nga Murati, në rrjetin e tij social në Facebook, tregon se gjatë muajit maj të vitit 2019 kanë qenë të punësuar 318.610 qytetarë, ndërsa në të njëjtën muaj të këtij viti ky numër është rritur në 382 mijë e 861.

Pra sipas Muratit, edhe pse i njëjtë në mënyrë decidive nuk e ka thënë një gjë të tillë, përmes publikimit të këtyre shifrave të cilët shfaqin një rritje të theksuar të të punësuarve për një periudhë dy vjeçare, ka dashur të tregojë se me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje është përmirësuar dukshëm edhe numri i të punësuarve.

“Të punësuarit aktivë sipas të dhënave zyrtare nga ATK: Maj 2019: 318,610 të punësuar, Maj 2022: 382,861 të punësuar”, ka shkruar shkurt Murati.

Murati nuk është i vetmi nga qeveritarët i cili ka pretenduar rritje të numrit të të punësuarve.

I pari që ka hedhur këtë tezë në publik, ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili padyshim është bazuar në statistika.

Megjithatë asaj që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i referohet si hapje të 25 mijë vendeve të reja të punës në Kosovë gjatë mandatit të tij, nuk ështe se i besojnë njohësit e çështjeve të ekonomisë në vend.

Një gjë e tillë, sipas tyre, është formalizim i ekonomisë, por jo edhe 25 mijë vende ekskluzivisht të reja të punës, ashtu siç e paraqet kryeminstri me pompozitet.

“Nuk e besoj se janë krijuar 25 mijë vende të punës, sepse, në të njëjtën kohë, kanë mundur të largohen nga puna 30 mijë punëtorë të tjerë. Kjo për ne është shqetësuese. Pastaj, një numër i punëtorëve kanë qenë duke punuar [pa kontrata] dhe bizneset i kanë futur në sistem të pagave për shkak se Qeveria e Kosovës i ka stimuluar ato që t’i formalizsojnë punëtorët”, kishte thënë Jusuf Azemi.

JU REKOMANDOJMË

Ngjela: Kosova s’mund të prishë raportet me superfuqinë që ia dha pavarësinë
Lajme

Ngjela: Kosova s’mund të prishë raportet me superfuqinë që ia dha pavarësinë

16/09/2025 - 15:05
Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura
Kryesore

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

16/09/2025 - 15:04
James Rubin rrëfen takimin e parë me Thaçin: Më habiti, ishte një djalë i ri që ishte bërë kryeministër
Kryesore

Rubin tregon për besimin që kishte ndaj Thaçit: I kam besuar gjithnjë, sepse fjalët i përkthente në veprime

16/09/2025 - 15:02
Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? – Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon
Lajme

Ku fshihej Thaçi gjatë bombardimeve të NATO-s? – Rubin: Ishte në Kosovë, flisnim në telefon

16/09/2025 - 14:47
Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor
Lajme

Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor

16/09/2025 - 14:31
Rubin: Demaçi na tha “o pavarësi ose do të vdesim të gjithë”
Lajme

Rubin: Demaçi na tha “o pavarësi ose do të vdesim të gjithë”

16/09/2025 - 14:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kunati i Albulena Haxhiut: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë