Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve

08/04/2024 - 08:04
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i cili të dielën përmes një postimi në Facebook ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit. Sipas Hotit, kjo nuk ka ndodhur edhe me kategoritë e tjera shoqërore.

Por, këtë pretendim të Hotit, Hekuran Murati e ka cilësua si “propagandë të LDK-së”, duke shtuar se raporti të cilit i referohet Hoti tregon se pagat në rritje mesatare gjatë vitit 2023 kanë qenë 17 për qind, duke shtuar se në mandatin e Hotit janë rritur 4 për qind.

“LDK-ja vazhdon propagandën me shpresë që nëse e përsërisin mjaftueshëm, ndoshta dikush fillon dhe e beson. Kësaj radhe Avdullah Hoti paska thënë të pavërteta rreth buxhetit të vitit 2023. Po i njëjti raport të cilit po i referohet Avdullahu, tregon që kategoria buxhetore e pagave në sektorin publik në vitin 2023 është rritur për 114 milionë euro krahasuar me vitin paraprak, apo 17% rritje mesatare vjetore. Kur Avdullahu ka qenë Ministër i Financave, pagat i pati rritur për vetëm 4% në tërë mandatin, apo 15 euro për shumicën e shërbyesve publikë”, ka shkruar Murati.

Ai ka shkruar edhe për çështje tjera që lidhen me kateogrinë që marrin asistenca sociale, veteranët dhe kategori të tjera.

Po ashtu, Murati i ka thënë Hotit se gjatë pandemisë ka shpenzuar 70 milionë për pronarët e bizneseve.

“Po i njëjti raport të cilit po i referohet Avdullahu, tregon që për pensionistët dhe për fëmijët, në vitin 2023 Qeveria Kurti ka ndarë 70 milionë euro shtesë, nga 100 euro për secilin. Kurse familjet në asistencë sociale për herë të parë janë mbështetur për blerjen e druve për ngrohje me 5 milionë euro. Kur Avdullahu ishte Kryeministër në vitin 2020, 70 milionë euro i pati shpenzuar në emër të mbështetjes në pandemi, por ato para nuk patën shkuar as për pensionistë, as për fëmijë, e as për punëtorë madje. Përfitues të atyre 70 milionëve ishin pronarët e bizneseve, e ndër ta përfituesit më të mëdhenj ishin ata që në pandemi kishin fitimet më të mëdha – supermarketet. Propaganda nuk kalon”, ka deklaruar ministri i Financave.

JU REKOMANDOJMË

Komandanti i Policisë në Gjakovë i reagon Qumilit: Nuk identifikohem si katolik, jam shqiptar

Komandanti i Policisë në Gjakovë i reagon Qumilit: Nuk identifikohem si katolik, jam shqiptar
22/03/2026 - 17:27

Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur më shumë si Qumili, ka komentuar raportin e raportuar se ai e kishte rrahur motrën e tij. Duke folur për këtë në Canape...

Më shumëDetails

Nafta 1,71 euro, Bajrami: A po e dini që Mimoza ia ka qitë tavanin?

Nafta 1,71 euro, Bajrami: A po e dini që Mimoza ia ka qitë tavanin?
22/03/2026 - 17:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka publikuar një fotografi të çmimit të naftës në një pompë derivatesh, e cila ka arritur në 1,71 euro...

Më shumëDetails

Publicisti Lushi: Ambasadori gjerman dhe Gjermania i duan Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në burg

Publicisti Lushi: Ambasadori gjerman dhe Gjermania i duan Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në burg
22/03/2026 - 17:01

Publicisti Uk Lushi ka pretenduar se ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe shteti gjerman, i duan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në burg....

Më shumëDetails

KMShK hedh poshtë ankesën e “Green Med” ndaj Veriu.info për “Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale”

KMShK hedh poshtë ankesën e “Green Med” ndaj Veriu.info për “Inteligjenca e Doganës nis hetimet ndaj “Green Med”: Nëna inspektore në shëndetësi, i biri biznes me produkte medicinale”
22/03/2026 - 16:45

Veriu.info në muaj janar kishte raportuar për një hetim të nisur nga Dogana e Kosovës ndaj kompanisë “Green Med”, pas denoncimeve të pranuara për parregullsi të mundshme në...

Më shumëDetails

Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar
22/03/2026 - 16:18

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Injektimi i...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së reagon pas deklaratave të ambasadorit gjerman: Po e përgatisin opinionin për një vendim të shkruar diku tjetër

OVL e UÇK-së reagon pas deklaratave të ambasadorit gjerman: Po e përgatisin opinionin për një vendim të shkruar diku tjetër
22/03/2026 - 15:51

Një deklaratë e fundit e ambasadorit gjerman Rainer Rudolph ka nxitur reagime në Kosovë, duke hapur debat mbi integritetin e procesit gjyqësor në Hagë, thekson OVL UÇK. Kryetari...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    458 Shpërndaje
    Shpërndaje 183 Tweet 115
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    380 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë