Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murati pyetet për bllokimin e llogarisë së Komunës së Suharekës, kjo është përgjigja e tij

29/10/2024 - 15:56
në Ekonomi, Lajme
A A
Murati i reagon Hotit: Në pandemi si Kryeministër i shpenzove 70 milionë euro- përfituan pronarët e bizneseve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është pyetur lidhur me bllokimin e llogarive të Komunës së Suharekës, në konferencën e përbashkët që mbajtën me Kryeministrin Albin Kurti, ku njoftuan për rritje të pagave në sektorin publik nga janari.

Murati përsëriti se llogaritë s’janë bllokuar nga Qeveria, derisa tha se ky rast po ka tendencë të shfrytëzohet për sulme politike.

Ai tha se bllokimi i xhirollogarive është bërë nga përmbaruesit dhe se Thesari vetëm e ka njoftuar komunën për këtë, raporton Express.

“Në vazhdimësi kemi parë nga eksponentë qoftë nga Asociacioni i Komunave, qoftë edhe nga niveli lokal, që të bëhet bartja e fajita. Qeveria nuk bllokon llogari, dmth në qoftë se ka shku njoftimi prej Thesarit që po bllokohen llogaritë, është ngjashëm sikur me pretendu edhe me thanë që Thesari i ka blloku, është ngjashëm sikur me pretend që kur të vjen mesazhi që të ka dalë paga bë bankë, banka ta ka qit pagën, por në fakt punëdhënësi e ka qit, por banka vetëm të njofton. Edhe në këtë rast, Thesari është banka e komunave, që i njofton për veprimet që ndërmirren dhe nuk ka bllokim të llogarivë të tilla”, ka deklaruar Murati.

Murati tha se obligimi i komunave për kontratën kolektive nuk u është bartur nga kjo qeveri, duke shtuar se kontrata është nënshkruar nga ish-Ministri Ramë Likaj, bashkëpartiaku i Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.

Sipas tij, dëmi nga ky nënshkrim është mbi 100 milionë euro.

“As tendencë politike nuk ka këtu, e as nuk është obligim i Qeverisë që ua ka bartë, së paku kjo Qeveri nuk ua ka bartë komunave këtë obligim. Në qoftë se duam të shohim se kush e ka nënshkru, kanë qenë pikërisht qeverisjet e kaluara e madje nënshkruesi i kontratës kolektive ka qenë bashkëpartiaku i Kryetarit që dje ishte ankuar se Qeveria ka bllokuar llogaritë dhe Qeveria ua ka lënë si obligim. Pra, ka qenë pikërisht Ramë Likaj, Ministër në Qeverinë e PAN’it, në Qeverinë Haradinaj, Ministër i AAK’së që ka nënshkruar një kontratë kolektive, shkelje ligjore, pa mbulesë ligjore dhe ka fut në obligim këto komuna dhe ka shkaktuar një dëm në vlerë mbi 100 milionë euro dhe ende nuk kemi llogaridhënie për këtë çështje”, shtoi Murati.

Ndryshe, Muharremaj e ka quajtur dje të qëllimshëm bllokimin e llogarive të komunës që ai e udhëheq.

Ai ka thënë se kjo do t’i shkaktojë probleme operimit të komunës, pasi nuk po mund të i kryejnë pagesa operatorëve që kanë kryer punimet e projekteve komunale sipas kontratës.

Si pasojë, Muharremaj ka thënë se operatorët mund ta dërgojnë komunën te përmbaruesi e kosto të rritet deri në 40%.

Këtë Muharremaj e ka quajtur “lojë politike”, të Qeverisë së Kosovës ndaj komunave, shumica prej të cilave drejtohen nga partitë opozitare.

“Asnjëherë nuk kam bërë politikë, e as nuk bëjë. Jam shumë praktik. Vetëm një gjë po e them, ky vendim është në të gjitha komunat e Kosovës. Por, një buxhet që është planifikuar vitin e kaluar me 30 shtator dhe që është duke u implementuar dhe mbesin shumë projekte në gjysmë. Mundeni me ardh nesër në ora 09:30 bëhet përurimi i sallës sportive në Sopijë dhe kemi pasur me ia lëshu nesër ose pasnesër mjetet, ne nuk kemi mundësi me kry pagesë. Ka edhe shumë projekte tjera që nuk kemi mundur të krym pagesat. Shumë punë tjera në teren që mbesin në gjysmë. Kjo na bën dëm si komunë”.

JU REKOMANDOJMË

Bizneset në Kosovë në rrezik nga falsifikimet, konsumatorët paguajnë çmimin e markave të falsifikuara

Bizneset në Kosovë në rrezik nga falsifikimet, konsumatorët paguajnë çmimin e markave të falsifikuara
21/03/2026 - 09:31

Markat tregtare në Kosovë sigurojnë mbrojtje ligjore për bizneset dhe konsumatorët, ndërsa shkeljet e tyre ndiqen me procedura gjyqësore dhe veprime doganore. Regjistrimi i markës garanton ekskluzivitet, mbron...

Më shumëDetails

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri
21/03/2026 - 09:08

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut, njërit nga tre kosovarët që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ceremonia e varrimit e të ndjerit...

Më shumëDetails

Mes dy mijë shkencëtarëve, kosovarja del më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare

Mes dy mijë shkencëtarëve, kosovarja del më e mira – Pranvera Hyseni fiton çmimin kryesor në konferencën më të madhe për shkenca planetare
21/03/2026 - 02:17

Në Houston, Teksas, ku mbahet konferenca më e madhe në botë për shkencat planetare 'Lunnar and planetar science conference', këtë vit spikati një emër nga Kosova. Shkencëtarja e...

Më shumëDetails

“Ai është programi më i degjeneruar”, Hoxhë Fatmir Latifaj kritikon Big Brother

“Ai është programi më i degjeneruar”, Hoxhë Fatmir Latifaj kritikon Big Brother
21/03/2026 - 02:12

Hoxhë Fatmir Latifaj në emisionin “Adresa” ka komentuar programin televiziv Big Brother. Ai tha se Big Brother është programi më i degjeneruar televiziv. “Nuk bon me shiku Big...

Më shumëDetails

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
21/03/2026 - 02:08

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë për ata që punojnë me orar të plotë do të duhej të ishte 425 euro, ka ende punëtorë që...

Më shumëDetails

Analistët: Dialogu ndikoi në përplasjen mes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
20/03/2026 - 22:53

Analistët politikë vlerësojnë se edhe çështja e dialogut ka ndikuar në acarimin e raporteve ndërmjet Vjosa Osmanit e Albin Kurtit. Ndërkohë, raporti i ri për zgjerim i Parlamentit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    305 Shpërndaje
    Shpërndaje 122 Tweet 76
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë