Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati nuk ka bërë të ditur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 28 dhjetor.
“Ka afat që të prezantohen. Normalisht si LVV ka diskutime dhe ka pasë, ne kemi pasë partnerët e deritanishëm partinë Guxo dhe Alternativën që si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë besoj që ka gatishmëri të vazhdohet tutje. Ndërkaq sa i përket bashkëpunimeve të reja besoj që mbetet të shihet dhe i takon subjektit të deklarohet për këtë çështje”, tha Murati.











