Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U akuzua se i kapi të gjitha gjatë qeverisjes, Kurti thotë se “bordet” shkak që s’u bë qeveria, Çitaku: Askush s’ka negociuar me të

27/11/2025 - 15:05
në Lajme
A A
U akuzua se i kapi të gjitha gjatë qeverisjes, Kurti thotë se “bordet”  shkak që s’u bë qeveria, Çitaku: Askush s’ka negociuar me të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti dje pasi u nominua nga partia e tij për kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit aludoi se shkaku i moskrijimit të qeverisë ishte refuzimi i tij për të bërë pazare me, siç tha ai, poste në ambasada, borde e terminale doganore. Mirëpo përveç Nismës, të cilës Kurti, sipas Limajt fillimisht ia kishte dakorduar që t’ia jepte postin e kryeparlamentarit, partitë tjera s’kanë negociuar me të. LDK’së që i çoi ftesë dy herë, dy herë e refuzoi. Ndërsa me të tjerat, për aq sa është publike, nuk ka pasur bisedime. Vlora Çitaku nga PDK, i ka thënë Gazetës Express se kjo deklaratë e Kurtit është përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga e vërteta

Lideri i VV’së Albin Kurti, dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë u nominua si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Aty, ai tha se më herët ka pasur qeveri të pazareve, duke përmendur poste në ambasada, borde e terminale doganore dhe sipas tij arsyeja se pse Kosova s’ka qeveri, është bllokimi nga partitë opozitare.

“Na akuzojnë se të tjerët kanë bërë qeveri me 20% e 30%, madje edhe me 7%, por ne refuzojmë të jemi pjesë e qeverive pazaresh. Ne bëjmë qeveri me plane e strategji për familjet dhe punëtorët, jo për ndarje bordesh, terminalesh apo postesh. Mungesa e marrëveshjes qeveritare nuk vjen nga ne, por nga bllokimi i tyre. Marrëveshjet e mëparshme ishin të paligjshme e kundër shtetit, dhe ne nuk i bëjmë të tilla. Pikërisht për këtë arsye kemi fituar zgjedhjet rregullisht dhe do t’i fitojmë sërish më 28 dhjetor” tha Kurti.

“Pra arsyeja pse nuk kemi një marrëveshje qeveritare, nuk është mungesa e ofertave dhe bashkëpunimit nga ana jonë, por bllokimi nga ana e tyre. Ndërkaq nuk paraqet kurrfarë justifikimi se më herët janë bërë marrëveshje e tash s’po bëhen, sepse po që se e shikojmë përmbajtjen e atyre marrëveshjeve, e shohim se ajo janë të paligjshme”, shtoi ai.

Kurti vazhdimisht, gjatë viteve sa ka qeverisur, është akuzuar nga opozita për kapje bordesh dhe emërime të militantëve nëpër to si dhe për punësime partiake nëpër institucione.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën “kryekëput për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë politike të Albin Kurtit”.

Sipas saj, Kurti kërkonte vasalë e jo partnerë.

“Viti 2025 ka qenë një vit i humbur për Kosovën, kryekëput për shkak të arrogancës dhe kryeneçësisë politike të Albin Kurtit, i cili asnjëherë nuk e pranoi rezultatin e zgjedhjeve të shkuara. Ai kërkonte vasalë, jo partnerë, dhe për këtë arsye vendi u fut në një bllokadë të panevojshme politike”, deklaroi Çitaku.

Sa i përket deklaratës së Kurtit për pazare, Çitaku thotë se ato janë përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga e vërteta. Ajo shtoi se partitë nuk kanë negociuar me Kurtin sepse ai “nuk kërkonte bashkëpunim, por nënshtrim”.

“Deklarimet e tij për pazare, borde e terminale janë vetëm një përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga e vërteta. Partitë nuk kanë negociuar fare me të, sepse Kurti nuk kërkonte bashkëpunim, por nënshtrim. Asnjë parti serioze nuk i nënshtrohet një qasje të tillë autokratike.”

Çitaku ka thënë se ministrat e Kurtit janë përfshirë në afera multimilionëshe.

“Ndërkohë, ministrat e tij janë përfshirë në afera multimilionëshe abuzive, nga rezervat shtetërore e deri te energjia elektrike. Qytetarët janë varfëruar, çmimet janë bërë të papërballueshme, dhe qeveria në ikje nuk ka ofruar asnjë zgjidhje reale për barrën që po rëndon mbi familjet e Kosovës.”

Në fund, ajo tha se “Kosova ka humbur një vit të çmuar për shkak të refuzimit të tij për të pranuar realitetin politik dhe për të respektuar vullnetin e qytetarëve”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë