Vedat Muriqi padyshim është një nga sulmuesit më të mirë që ka Kosova.
Dhe me performancën e tij ndaj Islandës të dielën, e dëshmoi se një lojtar klasi.
Në një postim të publikuar nga FFK, shihet Muriqi me topin që shënoi hettrikun në atë ndeshje, ku u nënshkrua edhe nga bashkëlojtarët.
“Siç e do tradita e futbollit, topi i hat-trickut nga fitoria kundër Islandës (3:1) tani është në duart e Vedat Muriqi
Topi është nënshkruar nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, të cilët së bashku e shkruan historinë e promovimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Dardan dhe krenar”, shkroi FFK-ja në “Facebook”.
Kujtojmë se Kosova, tashmë ka bërë hapin historik duke u ngjitur në ligën B të Ligës së Kombeve, pas fitoreve në playoff ndaj Islandës.