Vedat Muriqi e ka zgjatur kontratën me skuadrën e Mallorcas.
Palët kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e lojtarit për dy vjet të tjera, deri në vitin 2029.
Në tre sezone e gjysmë, sulmuesi kosovar ka luajtur 118 ndeshje për fanellën e Vermillion, duke siguruar 35 gola dhe 11 asiste.
Deklarata e Muriqit: “Mbi të gjitha, ndiej krenari dhe kënaqësi. Është një nder të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr me këta njerëz këtu dhe të vazhdoj të rritem me ta. Do të thotë shumë për mua. Kjo është arsyeja pse jam i emocionuar që do të jem me Mallorcën për dy vjet të tjera. Pa dyshim, të vij këtu është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Mallorca, për mua, është ëndrra më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Dhe nuk do ta ndryshoj këtë.”