Ai ka numëruar një nga një dështimet e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti.
“Gjashtë vjet n’pushtet dhe nuk iu vjen marre t’i shesin dështimet si përgjegjësi të të tjerëve, e vetë të mos japin llogari.”, ka shkruar ndër të tjera Mushkolaj.
Reagimi i plotë:
Gjashtë vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna për pacientë në spitale. Nuk janë në gjendje me siguru uniforma për policë. Nuk janë në gjendje me e përmirësu arsimin. Për dështim në investime kapitale fajësojnë prokurimin, ndërkaq nuk e ndërrojnë ligjin. Paralajmërojnë rritje minimale të rrogave në korrik të vitit të ardhshëm, ndërkaq inflacioni ka shkuar në qiell. Vazhdojnë t’i mbushin ambasadat me militantë e familjarë.
Gjashtë vjet n’pushtet dhe ende investimin ma të madh e kanë propagandën. E arsyetojnë vazhdimin e qëndrimit në poste, përderisa një grua e mbytur në mënyrë makabre ua shpërfaq dështimin e një sistemi.
Gjashtë vjet n’pushtet dhe nuk iu vjen marre t’i shesin dështimet si përgjegjësi të të tjerëve, e vetë të mos japin llogari.















