Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mushkolaj për propozimin e Abdixhikut: Qeveri “vëllezër e motra” s’ka gjasa të ndodhë, LDK po përpiqet ta neutralizojë presionin e publikut

14/06/2025 - 16:22
në Kryesore, Lajme
A A
Mushkolaj për propozimin e Abdixhikut: Qeveri “vëllezër e motra” s’ka gjasa të ndodhë, LDK po përpiqet ta neutralizojë presionin e publikut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Imer Mushkolaj ka hedhur poshtë idenë për krijimin e një qeverie teknike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të pamundur në rrethanat aktuale politike.

Ai në Blic Interview me Astrit Gashin, thotë se një ide e tillë nuk funksionon për shkak të dallimeve të thella ndërmjet partive.

“Unë nuk besoj në qeveri teknike – një qeveri të tipit ‘hajde të futemi të gjithë, vëllezër dhe motra’. Aq më tepër nuk e shoh të mundur që diçka e tillë të ndodhë në Kosovë. Duke marrë parasysh se partitë politike kanë mendime dhe ide të kundërta, është e pamundur që ato të bëhen bashkë,” u shpreh Mushkolaj.

Ai komentoi edhe propozimin e LDK-së për një qeveri gjithëpërfshirëse, të cilin e sheh si një përpjekje për të shmangur presionin publik dhe për të mbuluar mungesën e pozicionimit të qartë politik.

“Kjo ide që erdhi nga LDK, erdhi për ta neutralizuar presionin që vinte nga opinioni publik – se çfarë do të thotë ky pozicioni i tyre ‘as mish, as peshk’, pra as me VV-në dhe as me opozitën. Ata e prezantuan këtë si një zgjidhje të ndërmjetme, me idenë se ‘po bëhemi bashkë të gjithë dhe nuk jemi me askënd’. Prapë, për mua, ky qëndrim është problematik, sepse në fushatë ke thënë që nuk bën koalicion me VV-në, e tani po,  që VV-ja të bëhet bashkë me partitë e tjera opozitare,” tha ai.

Mushkolaj përmendi raste konkrete të koalicioneve joformale në nivel lokal si dëshmi për dyfytyrësinë politike dhe mungesën e qëndrueshmërisë në parime.

“Në Prishtinë ke një koalicion joformal të PDK-së me VV-në, që zakonisht dalin kundër ideve që ka LDK-ja – ose edhe në komuna të tjera, për shembull është VV-ja që ka bërë koalicion në Gjilan me PDK-në. Pra, jemi duke folur për përpjekje të dëshpëruara për të na treguar një fotografi tjetër nga ajo që është realiteti,” shtoi ai.

Në fund, Mushkolaj theksoi se të gjitha partitë kanë shkelur parimet për të cilat janë zotuar më herët, ndërsa retorika për “parime” nuk është më e besueshme për publikun.

“Secili është me secilin. Nëse kanë folur për parime, i kanë shkelur. Por duhet të shkojmë tutje dhe të mendojmë se çfarë duhet të bëhet më mirë. T’i largojnë këto tregime për parime, sepse nuk iu beson askush. Na tregojnë koalicionet lokale që kanë bërë, dhe që mund të bëjnë edhe tash në nivel qendror – por ndoshta po dëshirojnë ta tërheqin litarin deri në atë pikë, pak para se të këputet, dhe pastaj të arsyetohen për koalicionet,” përfundoi ai në Blic Interview me Astrit Gashin.

JU REKOMANDOJMË

Hajdari tha se është ‘‘krenare për punën’’, Smakiqi: E pret burgu mbi tre vjet dhe është krenare
Lajme

Hajdari tha se është ‘‘krenare për punën’’, Smakiqi: E pret burgu mbi tre vjet dhe është krenare

14/11/2025 - 22:54
Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
Lajme

Trump tërhiqet për tarifat ndaj Zvicrës

14/11/2025 - 22:35
Shala: Vendimi për shkyqje të bizneseve nga furnizimi është goditja më e rëndë që u bëhet bizneseve të sektorit privat nga qeveria Kurti
Lajme

Shala: Në Mitrovicë pati ndërhyrje të vrazhdë politike, është manipulu vullneti i qytetarëve!

14/11/2025 - 22:18
Hoxhaj: Jam i vendosur që të garojë për kryetar të PDK’së, por dua garë fer e të barabartë
Lajme

Hoxhaj: Jam i vendosur që të garojë për kryetar të PDK’së, por dua garë fer e të barabartë

14/11/2025 - 22:15
Hoxhaj: Kadri Veseli ka insistuar që unë ta udhëheqë PDK-në në vitin 2021
Lajme

Hoxhaj: Kadri Veseli ka insistuar që unë ta udhëheqë PDK-në në vitin 2021

14/11/2025 - 21:51
Mirësevini mërgimtarë: Banesa dhe lokale me zbritje në kompleksin “Ylli Premium” në Vushtrri gjatë muajit dhjetor
Ekonomi

Mirësevini mërgimtarë: Banesa dhe lokale me zbritje në kompleksin “Ylli Premium” në Vushtrri gjatë muajit dhjetor

14/11/2025 - 21:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet Driton Bekteshi, kishte plagosur djalin e tij muaj më parë në Stanoc të Vushtrrisë

    Arrestohet Driton Bekteshi, kishte plagosur djalin e tij muaj më parë në Stanoc të Vushtrrisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Storje suksesi: Kompania “ILEAA Group” zgjerohet në Libi, pritet të realizoj projekte të medha në ndërtim dhe infrastrukturë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vlora Çitaku i reagon Hajdarit: Ti në politikë nuk ke bërë asgjë, ke abuzuar me detyrën

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Diplomati del publikisht në tubim të Vetëvendosjes, shkel ligjin për diplomaci

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pensionet sot procesohen me rritje, Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë