Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu akuzon krerët shtetërorë për hipokrizi dhe shkëputje nga realiteti i qytetarëve: I rrisin fëmijët e tyre jashtë Kosovës

31/08/2025 - 21:00
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu akuzon krerët shtetërorë për hipokrizi dhe shkëputje nga realiteti i qytetarëve: I rrisin fëmijët e tyre jashtë Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj dy figurave të larta të institucioneve, duke i akuzuar për sjellje të dyfishta dhe tradhti morale ndaj qytetarëve.

Sipas saj, fakti që deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, kanë zgjedhur të rrisin fëmijët e tyre në shtete të zhvilluara evropiane – përkatësisht në Norvegji dhe Zvicër – ndërkohë që u kërkojnë qytetarëve të qëndrojnë e të besojnë në institucionet vendore, është tregues i qartë i mungesës së besimit të tyre në sistemin që vetë e udhëheqin.

Musliu theksoi se jeta në Kosovë është bërë e vështirë për shumicën e familjeve, me çmime që rriten çdo ditë, paga që nuk mjaftojnë dhe shërbime publike në gjendje të rënduar. Ajo shtoi se të rinjtë po largohen masivisht, ndërsa pushteti, sipas saj, mbyll sytë para problemeve.

Postimi i plotë:

Jetesa në Kosovë është bërë e papërballueshme.
Qytetari i zakonshëm nuk po përballon dot më as ushqimet bazë.
Bukë e qumësht, që dikur ishin simboli më i thjeshtë i jetesës, sot janë kthyer në luks për shumicën e familjeve.
Çmimet rriten çdo ditë, pagat stagnuese nuk mjaftojnë, ndërsa shërbimet publike, shkollat, spitalet, transporti, janë në gjendje të mjerueshme.
Të rinjtë po largohen çdo ditë nga vendi, ndërsa shteti hesht përballë problemeve të panumërta. E më e rëndë se varfëria, është përbuzja.

Përbuzja që vjen nga një kastë politike që nuk jeton jetën tonë, por ka guximin të na japë leksione për qëndresë, patriotizëm dhe sakrificë.

Sjellja e dy prej figurave më të larta të shtetit, Albin Kurtit dhe Dimal Bashës, flet më shumë se çdo fjalim me shumë se çdo analizë me shumëse çdo debat: ata kanë zgjedhur t’i rrisin fëmijët e tyre jashtë Kosovës, njëri në Norvegji, tjetri në Zvicër.

Pra, jo në arsimin publik që ata vetë menaxhojnë, jo në shëndetësinë që premtojnë se po e reformojnë, por në sistemet e vendeve të zhvilluara evropiane.
Jo në shtetin e bashkuar e te sigurt qe pretendojne se e kane bërë.
Jo “urave” te reja qe prezantojnë si mega sukses.

Kjo nuk është thjesht hipokrizi është një tradhti morale ndaj qytetarëve të Kosovës.

Si mund të predikojnë qëndrim në Kosovë kur vetë e ke zgjedhur ikjen për më të dashurit e tyre?
Si mund të flasin për besim në shtet, kur i shamgen gjithçkaje që përfaqëson vetë shteti që udhëheqin?
Kosova nuk mund të ecë përpara me një elitë politike që nuk i beson vendit të vet.

Nuk mund të kemi drejtësi, arsim e shëndetësi të mirë, nëse vetë udhëheqësit tanë i shmangin ato si të padenja për fëmijët e tyre.
Kjo është fyerje për çdo mësues, mjek, prind dhe qytetar që ende përpiqet ta mbajë këtë vend gjallë.
Ne duhet ta ngremë zërin jo vetëm për të kritikuar politikat e gabuara, por për të denoncuar moralin e rremë të këtij pushteti.

Ne nuk kemi problem me ata që zgjedhin të jetojnë jashtë; kemi problem me ata që udhëheqin brenda, por jetojnë jashtë mendërisht dhe moralisht.

Populli i Kosovës meriton udhëheqës që ecin me të, jo mbi të. Që besojnë në të ardhmen e vendit, njësoj siç kërkojnë nga qytetarët të besojnë.

JU REKOMANDOJMË

Hamza: TVSH zero për produktet esenciale, çmime më të lira dhe lehtësim i drejtpërdrejtë për familjet
Lajme

Hamza: TVSH zero për produktet esenciale, çmime më të lira dhe lehtësim i drejtpërdrejtë për familjet

23/12/2025 - 10:20
“Ëndrra sheh veç Kurti” – Krasniqi i reagon Albin Kurtit
Lajme

Rrezarta Krasniqi uron 36-vjetorin e LDK-së: Numri 36 simbol i vazhdimësisë dhe përgjegjësisë politike

23/12/2025 - 10:09
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit
Lajme

Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

23/12/2025 - 10:05
Zhvillime dramatike, Cali nga burgu i lutet Kosovës për ndihmë
Lajme

Babai i Salih Mustafës në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale nuk jep asnjë detaj nëse ia refuzoi vizitën Calit

23/12/2025 - 09:45
Pasi njoftoi se Trump i ka shkruar, Osmani e publikon letrën e plotë: E përkushtuar të punojë me Presidentin në vitet që vijnë
Kryesore

Osmani: Ne kemi besim të plotë në administratën Trump

23/12/2025 - 09:27
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Zhduket vajza 12-vjeçare në Junik – dyshohet se u largua me një veturë Peugeot

23/12/2025 - 09:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë