Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti “hajgare” propozimin e LDK-së për një qeveri tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit.
Ajo tha se PDK-ja do ta mbajë një mbledhje për ta diskutuar këtë mundësi, por vetë dha qëndrimin e saj personal.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u frikësuar të marrë vendime, e ka lënë Kosovën bukur mbrapa. As nuk shtyhen, as nuk ngrehen, thotë populli. Thjesht ata as nuk po guxojnë me u bë me Albin Kurtin, as nuk po guxojnë me u bë me neve. Duhet me qenë një lider që tregon pjekuri dhe pozicionohet një herë e mirë qartë”, tha ajo.
Musliu tha se “kjo është thjesht me bë hajgare me votat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.