Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu: Le ta dijë Kurti se edhe Millosheviqi luftën e nisi në Drenicë, por ajo kurrë nuk u nënshtrua

15/05/2026 - 10:57
në Lajme
A A
Musliu: Le ta dijë Kurti se edhe Millosheviqi luftën e nisi në Drenicë, por ajo kurrë nuk u nënshtrua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputetja Ganimete Musliu e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për “rrethimin” e Skenderajt me forca speciale policore.

Musliu, e cila u gjend në ballë të presionit qytetar pas shtimit të forcave policore në Skenderaj të enjten në mbrëmje, krahasoi veprimet e Kurtit me ato të ish-kriminelit serb të luftës, Sllobodan Millosheviq.

“Dëshpërimi është në kulm, ndërsa zhgënjimi bëhet i pashmangshëm kur sheh se si një njësi elitare si NjSO, në mes të natës, e rrethon Skenderajn me policë të maskuar dhe me armë të gjata… Le ta dijë Albin Kurti se edhe Millosheviqi luftën e kishte nisur në Drenicë. E megjithatë, Drenica historikisht asnjëherë nuk u nënshtrua, asnjëherë nuk u frikësua dhe kurrë nuk e duroi poshtërimin”, ka shkruar Musliu në një shkrim në Facebook.

Ish-deptetja ka publikuar video nga Drenica ku janë parë forca të Njësisë Speciale, derisa i ka quajtur pamje të rënda skenat e mbrëmshme.

Postimi i plotë: 

Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar dhimbjen, zemërimin dhe zhgënjimin që ndjen. Ajo që pashë sonte në Skenderaj nuk ishte thjesht një aksion policor, ishte një pamje e rëndë, e papranueshme dhe e pafalshme për çdo qytetar që e njeh historinë dhe plagët e këtij vendi.
Dëshpërimi është në kulm, ndërsa zhgënjimi bëhet i pashmangshëm kur sheh se si një njësi elitare si NjSO, në mes të natës, e rrethon Skenderajn me policë të maskuar dhe me armë të gjata. Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do ta shihja një pamje të tillë. Pamje që godasin rëndë dhe na e kthejnë kujtesën tek skenat që mendonim se i kishim lënë përgjithmonë pas, në vitin 1999.
Në mungesë të projekteve të realizuara, ideve për zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët, Albin Kurti ka zgjedhur të krijojë tensione e përçarje, duke përdorur tërë aparatin shtetëror për ta frikësuar, denigruar dhe poshtëruar popullin liridashës të Drenicës. Por, përkundër gjithë këtij presioni, qytetarët e Skenderajt dhe të Drenicës treguan sonte maturi, dinjitet dhe vetëpërmbajtje. Për këtë, meritojnë respekt dhe falënderim të veçantë.
Le ta dijë Albin Kurti se edhe Millosheviqi luftën e kishte nisur në Drenicë. E megjithatë, Drenica historikisht asnjëherë nuk u nënshtrua, asnjëherë nuk u frikësua dhe kurrë nuk e duroi poshtërimin.
Secili që ia ka mësyrë Drenicës është kthyer i turpëruar prej saj. Edhe sonte, Drenica qëndroi me dinjitet.

JU REKOMANDOJMË

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë – Ja sa ka shkuar sot dizeli për litër

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë – Ja sa ka shkuar sot dizeli për litër
15/05/2026 - 10:52

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi më 15 maj...

Më shumëDetails

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos mbërrin në Presidencë, pritet nga Albulena Haxhiu

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos mbërrin në Presidencë, pritet nga Albulena Haxhiu
15/05/2026 - 10:49

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka mbërritur në Presidencës për takim me U.D. Presidenten, Albulena Haxhiu. Ajo u prit nga nikoqirja, ku para takimit realizuan edhe...

Më shumëDetails

Lipjan: Vjehrra dyshohet se rrahu renë, policia jep detaje

Lipjan: Vjehrra dyshohet se rrahu renë, policia jep detaje
15/05/2026 - 10:39

Në qytetin e Lipjanit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një rast i dhunës në familje mbrëmjen e së enjtes. Sipas raportit 24-orësh, dyshohet...

Më shumëDetails

Njësia Speciale në Skenderaj pas incidentit mes Lushtakut e Mehanit, reagon Hamza: Skenarë të rrezikshëm përçarës, ndalu Albin

Njësia Speciale në Skenderaj pas incidentit mes Lushtakut e Mehanit, reagon Hamza: Skenarë të rrezikshëm përçarës, ndalu Albin
15/05/2026 - 09:31

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme, që pasuan pasi kryetari i komunës S]kënderajt, Sami Lushtaku, dhe zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani janë përfshirë...

Më shumëDetails

I jepet lamtumira e fundit 55-vjeçares që u gjet e vdekur dje në Lumbardh

I jepet lamtumira e fundit 55-vjeçares që u gjet e vdekur dje në Lumbardh
15/05/2026 - 09:23

55-vjeçarja Shyhretë Pajaziti Malaj, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrjedhën e lumit Lumbardh në Deçan, do të varroset sot në fshatin Gllogjan. Lajmin...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit nga Prizreni

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit nga Prizreni
15/05/2026 - 09:21

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11 maj 1989 në Prizren....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Krasniqi përplaset me Dibran Hoxhën rreth deklaratës “se do e rrihte Kurtin me shkelma e grushta deri në Tiranë”

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë