Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu – Shoshi: Ftojmë organet e drejtësisë që të hetojnë aferat në MPJD

26/10/2024 - 14:16
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu – Shoshi: Ftojmë organet e drejtësisë që të hetojnë aferat në MPJD
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, në një konferencë për media ka ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë urgjentisht, mbi raportimin e mediave mbi skandalet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, sipas së cilës, lidhen me keqpërdorimin e dokumenteve zyrtare të qytetarëve dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

Musliu – Shoshi ka thënë se sipas raportimeve 406 pasaporta, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për shtetësi të mërgimtarëve, janë humbur në postën diplomatike të Republikës së Kosovës si dhe tenderi për shpërndarjen e të cilave i ishte dhënë një kompanie me çmim shumëfish më të shtrenjtë.

“ Si PDK, sot kemi vetëm një kërkesë për organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës që krahas hetimeve të tyre për hajnitë me energjinë elektrike, krahas hetimeve për hajnitë me ambalazhuesit e ujit, atyre me rezervat shtetërore dhe kontratat njëburimore, krahas hetimeve për nepotizëm e korrupsion nëpër institucione të ndryshme publike, urgjentisht të nisë hetimet edhe në MPJD për shkak dyshimeve për keqpërdorime të shumta me dokumentet zyrtare të qytetarëve tanë dhe ndërhyrjet e saj joligjore në organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme”, ka thënë Musliu – Shoshi.

Deputetja e PDK-së ka thënë se si pasojë e këtij dështimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, shumë udhëtime e bashkime familjare do të shtyhen, shumë punë do të ndërpriten, shumë shpenzime të qytetarëve tanë do të bëhen, e fatkeqësisht, edhe shumë plane të tyre do të prishen.

“Të risjellim në vëmendje vonesat e shumta për shkak të mungesës së materialit në fillim të mandatit qeveritar, pastaj vonesat me muaj të tërë të dërgimit të dokumenteve nëpër misionet tona Konsullore për shkak të mos nënshkrimit me kohë të kontratave nga Ministrja Gervalla Schëarz. Të dyja këto ngecje ndodhën me qëllim të aplikimit të kontratave njëburimore nga qeveria”, tha Musliu – Shoshi.

Deputetja e PDK-së shtoi se kjo Ministri, e posaçërisht kjo Ministre, gjatë këtyre katër viteve ka dëshmuar vazhdimisht se nuk është as e Jashtme, as e Diasporës, dhe as e aftë për forcuar pozicionin e shtetit tonë në botë.

“Mërgatën tanë, kjo Qeveri i do vetëm për fushatë, për vota dhe për shfrytëzim politik. Këtë e vërteton edhe skandali tjetër i cili u zbulua dje nga mediat, për ndërhyrjen e MPJD-së në organizimin e zgjedhjeve. Në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Kushtetutën e Republikës, kjo ministri ka kërkuar nga ambasadorët dhe drejtuesit e misioneve konsullore që të sigurojnë hapësira të reja për votimin e diasporës për zgjedhjet nacionale”, ka thënë ajo.

Musliu – Shoshi tha se është e parë në historinë e Republikës së Kosovës që një Ministre e Punëve të Jashtme ka mandat të plotë, ndërkohë që asnjë njohje nuk i ka ardhur vendit dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare nuk është realizuar.

Ndërkaq, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, deputetja Musliu – Shoshi ka dënuar sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ka ftuar organet e drejtësisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe të dënojnë akterët e përfshirë në këtë sulm.

JU REKOMANDOJMË

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër
Lajme

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

30/06/2025 - 18:02
Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij
Lajme

Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

30/06/2025 - 18:00
Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara
Lajme

Dy shtetas të Kosovës kapen në Durrës me rreth 23 mijë franga të padeklaruara

30/06/2025 - 17:57
Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars
Kryesore

Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

30/06/2025 - 17:43
Gjykata hedhë poshtë aktakuzën ndaj oligarkëve Ekrem Llukës, Klodian Allajbeut dhe të tjerëve – akuzoheshin për shpërlarje të parave e falsifim
Lajme

Gjykata hedhë poshtë aktakuzën ndaj oligarkëve Ekrem Llukës, Klodian Allajbeut dhe të tjerëve – akuzoheshin për shpërlarje të parave e falsifim

30/06/2025 - 17:21
Punoi 8 vjet si mjek pa diplomë e pa licencë – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Afrim Reshanit
Lajme

Punoi 8 vjet si mjek pa diplomë e pa licencë – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Afrim Reshanit

30/06/2025 - 16:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pamjet flasin ndryshe, IPK demaskon dhunën e tre policëve të Klinës ndaj një qytetari

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Përleshje mes shqiptarëve e serbëve në veri të Mitrovicës

    261 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë