Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla.
“Donika Gërvalla është edhe Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, edhe Ministre e Drejtësisë! Mos thuaj e mos shkruaj asnjë fjalë! Ashtu të njohim! Trego përgjegjësi morale dhe shtetërore!”, ka shkruar Musliu- Shoshi.
Ky reagim i deputetes Musliu- Shoshi vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, në Vitomoricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj.















