Deputetja e betuar e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se beson në integritetin personal të deputetëve të PDK-së.
Ajo gjithashtu tha se nuk beson që ndonjëri prej tyre do të votojë, apo të ndërrojë qëndrim.
“Besoj në integritetin personal të deputetëve që i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës dhe nuk besoj që asnjëri nga ta do të votojë, apo do të ndërrojë qëndrim”, tha ai.
Musliu-Shoshi gjithashtu u shpreh se atë nuk e ka kontaktuar askush nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Personalisht nuk më ka kontaktuar askush dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjërin nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh tutje ajo.