Ariana Musliu-Shohi e PDK-së ka ironizuar me reagimet nga VV-ja rreth vendimit të PZAP-së ku ndalohet votimi jashtë ambasadave në mërgatë, gjë për të cilën ajo ka thënë se VV paskan mbet keq e po kërkojnë që votat t’i dërgojnë në sallat e ahengjeve të veta.
Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi ka thënë se VV-ja ka harruar se loja e vjetër me fabrimin e votave dhe futjes së tyre kontrabandë s’funksionon më.
“Kosova shtet ligjor, funksional e demokratik është vullnet i mërgatës, ashtu siç është i disa prej nesh këtu në Kosovë”, ka shkruar ajo mes tjerash.
Reagimi:
Paskan mbet keq tash edhe votat e mërgatës me i dërgu në sallat e ahengjeve të veta
Veç një gjë e kanë harru: ajo loja e vjetër e fabrikimit të votave dhe futjes së tyre kontrabandë nuk funksionon më. Koha ka ndryshuar. Mërgata do të votojë fuqishëm, si gjithmonë: kush vjen në Kosovë, kush shkon në ambasada e konsullata, e kush voton me postë.
Kosova shtet ligjor, funksional e demokratik është vullnet i mërgatës, ashtu siç është i disa prej nesh këtu në Kosovë.














