Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një kërkesë ndaj kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Osman Musliu.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja i është drejtuar me humor Mulla Osmanit, duke i kërkuar që t’i shkruajë hajmali Dejona Mihalit, pasi sipas saj, kësaj të fundit i ka hyrë në kokë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Musliu ka thënë më tej se Mihalit po i del Lushtaku edhe në ëndrra.
“E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, thuhet në postimin e Musliut.













