Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Masa e SHBA-së më e ashpër se sanksionet e BE-së

14/09/2025 - 08:28
në Lajme
A A
Mustafa: Çështja e dinarit nuk duhet të diskutohet në Bruksel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën, duke e quajtur këtë hap shumë më të rëndë sesa sanksionet e Bashkimit Evropian.

“Mendoj se janë dy aspekte të këtij vendimi. I pari, i rëndë simbolik, se SHBA-ja ndërprejnë bashkëpunimin strategjik me qeverinë e Kosovës dhe i dyti, i lidhur me pasojat afatgjata në fushën e sigurisë, diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ekonomik. Për mendimin tim, ky vendim është larg më i rëndë nga sanksionet ekonomike dhe politike të vendosura nga BE. Duhet të jesh shumë i mençur, e më mirë të them shumë i marrë dhe i papërgjegjshëm për të thënë se çfarë mund të bëjë Kosova pa SHBA-në” ka deklaruar Mustafa për IndeksOnline.

Ai shtoi se është e papërgjegjshme të mendohet se Kosova mund të ecë përpara pa mbështetjen e SHBA-së.

Duke komentuar nëse ky është një paralajmërim serioz apo masë e përkohshme, Mustafa u shpreh: “Po shihet qartë se masat ndaj Kosovës nuk po janë të përkohshme. Flet qartë rasti i atyre të BE-së. Aq më pak mund të jenë këto të Amerikës. Kur ta përmend SHBA-ja emrin për të keq, vështirë të kalosh pa pasoja. Interesat dhe strategjitë për të cilat angazhohet SHBA-ja duhet respektuar.”

Sa i përket ndikimit në raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, ai paralajmëroi pasoja të rënda diplomatike.

“Do të ketë mungesë të përkrahjes në institucionet relevante ndërkombëtare, ato diplomatike dhe financiare. Mund të ketë rifillim të procesit të çnjohjeve, të cilat i stopoi SHBA-ja, me marrëveshjen e Washingtonit me kryeministrin Hoti. Në çdo tavolinë të dialogut do të jemi më pak të sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

Ish-kryeministri kritikoi ashpër edhe qasjen e qeverisë aktuale, duke thënë se një vendim i tillë do të shmangej vetëm me koordinim të plotë me partnerët amerikanë.

“Qeveria duhet të bashkëpunojë dhe të bashkërendisë veprimet me SHBA-në. Të mos i bëjë karshillëk vendit që të ka bërë shtet. Të mos i krekosesh me sovranitet atij që është duke ta mbrojtur sovranitetin fhe integritetin territorial me ushtri dhe diplomaci të vet. Natyrisht nëse nuk ke ndonjë mision të shkatërrosh atë që është arritur.”

JU REKOMANDOJMË

Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Kryesore

“Pos Skënderajt dhe Istogut, tjerat në balotazh – Prishtina ndikohet nga deklaratat evropiane e amerikane”, kush ku fiton sipas Haxhiut

14/09/2025 - 10:05
I ra lisi duke prerë dru, vdes një person në Ferizaj
Lajme

I ra lisi duke prerë dru, vdes një person në Ferizaj

14/09/2025 - 09:52
E bija e Fadil Fazliut martohet, ai e uron nga Haga
Lajme

E bija e Fadil Fazliut martohet, ai e uron nga Haga

14/09/2025 - 09:22
Lushtaku: Kosovës i duhet Hashim Thaçi
Lajme

Lushtaku: Kosovës i duhet Hashim Thaçi

14/09/2025 - 09:12
Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë, arrestohen dy persona
Lajme

Për një mosmarrëveshje të mëhershme, dy persona gjuajnë me armë në drejtim të një veture

14/09/2025 - 09:07
Ymeri: Tash presioni do të bjerë mbi Kosovën për Asociacionin
Kryesore

Ymeri: Pesë vjet në pushtet, me nga një aferë çdo ditë, Vetëvendosje bën fushatë me ‘ata janë të korruptuar’

14/09/2025 - 08:39

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditja që i dha dje Amerika-Kosovës, Joseph: Kush po thotë që Administrata s’po merret me Ballkanin?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Faton Peci me Kurtin e hap fushatën në Mitrovicë, i jep një xhiro këmbë sheshit – por pak pjesëmarrës në tubim

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Pezullimi i Dialogut Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë