Sonte në Pressing i ftuar është ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ku është diskutuar për LDK-në, gabimet që sipas tij i ka bërë partia që dikur e udhëhiqte dhe mënyrën se si ajo mund të përmirësojë rezultatin zgjedhor. Ai flet edhe për qeverisjen e viteve të fundit, kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe zhvillimet tjera të rëndësishme politike në vend.
Sipas tij, udhëheqësia e LDK’së duhet të jetë e kujdesshme ndaj vlerësimit të atyre që kanë kontribuar në LDK.
“Udhëheqësia e LDK duhet të jetë e kujdesshme ndaj vlerësimit të atyre që kanë kontribuar në LDK, duhet të jetë e kujdesshme ndaj vlerave të LDK sa i përket orientimit të zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor, atë që ne gjithmonë kemi pri, se kemi pasur konceptet më të qarta të zhvillimit ekonomik”.
Mustafa shton se LDK duhet ta vazhdojë këtë rrugë më tutje.













