Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Vjosa Osmani nuk po e mban anën e Kushtetutës – performancën e saj si presidente, mund ta vlerësojë më së miri Albin Kurti

17/12/2025 - 10:47
në Lajme
A A
“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se gjuha e zbutur e akterëve të Lëvizjes Vetëvendosje është pjesë e strategjisë së fushatës së tyre zgjedhore, raporton Periskopi.

Në një intervistë për Periskopin, Mustafa ka thënë se qëllimet e VV-së mbeten të njëjta dhe se kërkesa e saj për ta qeverisur vendin e vetme është shqetësuese.

“Ndryshimi është vetëm në strategjinë e fushatës. Nuk ka të bëjë fare me sjelljen pas fushatës, sepse qëllimet janë të njëjtat, ndërsa mjetet edhe më perfide. Është e frikshme kur një subjekt politik kërkon dhe synon ta qeverisë i vetëm Kosovën. Në fakt, për ta dhunuar. Dhe aq më keq është të shohësh viktimat të dashuruara me dhunuesit e shtetit dhe me dhunuesit e tyre”, ka thënë ai.

Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Mustafa u shpreh se gjendja në Kosovë nuk është normale, prandaj edhe rezultatet zgjedhore janë të vështira për t’u parashikuar.

“Është vështirë të parashikohet rezultati, sepse gjendja nuk është normale. Në një situatë jonormale zakonisht mungon rezultati i arsyeshëm. Mendoj se duhet të fillojë të mbizotërojë arsyeja për të shpresuar dhe besuar në rezultate”, theksoi ai.

Megjithatë, Mustafa u bëri thirrje partive të tjera politike që të mos e imitojnë VV-në dhe të hyjnë në zgjedhje me synimin për të fituar e për të qeverisur, e jo për të qëndruar në opozitë.

“Është shumë e mundshme dhe tepër e nevojshme që partitë e ish-opozitës ta formojnë qeverinë, dhe ato mund ta bëjnë këtë. Por për ta arritur këtë, duhet të ndalen së kopjuari apo imituari VV-në. Duhet të jenë të gatshme të marrin vendime me rrezik politik dhe të marrin përgjegjësi para qytetarëve. Duhet të vetëdijësohen se në zgjedhje hyhet për të fituar dhe për të qeverisur, e jo për të qëndruar në opozitë”, ka deklaruar Mustafa për Periskopin.

Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani pritet të organizojë një takim me mërgimtarët dy ditë para zgjedhjeve, më 26 dhjetor. Në ftesë theksohet se ky është një takim tradicional, megjithatë, sipas hulumtimit të Periskopit, nuk rezulton që Osmani të ketë mbajtur tubime të tilla në dhjetor të viteve të kaluara.

Mustafa i cili dikur ka qenë bashkëpunëtor i Osmanit, tha se takimet me diasporën janë të mirëseardhura, por vetëm në kohën e duhur, e jo gjatë fushatës zgjedhore.

Ai ngriti dyshime për qëllimet e këtij takimi dhe për mesazhet që Osmani mund t’u drejtojë mërgimtarëve.

“Takimet me diasporën janë të mira, por në kohë dhe rrethana të arsyeshme, jo në kohë fushate. Shtrohet pyetja: çfarë do të kërkojë dhe çfarë do t’u thotë Vjosa bashkatdhetarëve tanë një ditë para votimit? Pse të mos i ftojë një ditë pas votimit?”, ka thënë ai.

Mustafa gjithashtu ka deklaruar se Presidentja Osmani nuk po e mban anën e Kushtetutës.

“Vjosa Osmani nuk po e mban anën e Kushtetutës që e obligon të jetë institucion që promovon unitetin e popullit”, ka theksuar ai.

Në fund, Mustafa ka shtuar se performancën e Vjosa Osmanit si presidente mund ta vlerësojë më së miri Albin Kurti.

“Performancën e Vjosës mund ta vlerësojë më së miri Albin Kurti, në rolin e punëdhënësit”, ka deklaruar Mustafa.

JU REKOMANDOJMË

Do të tentohet të sigurohet dëshmia e një dëshmitari përmes Gjykatës së Shkupit, ndërpritet seanca në rastin “Banjska”
Lajme

Do të tentohet të sigurohet dëshmia e një dëshmitari përmes Gjykatës së Shkupit, ndërpritet seanca në rastin “Banjska”

17/12/2025 - 11:42
Supremja anulon vendimin për shkarkimin e Besim Kelmendit nga posti i U.D. të kryeprokurorit
Kryesore

Supremja anulon vendimin për shkarkimin e Besim Kelmendit nga posti i U.D. të kryeprokurorit

17/12/2025 - 11:29
Smajljaj ironizon: Babadimri i vitit të ri do të mbetet nën hijen e babadimrit të fushatës zgjedhore
Lajme

Smajljaj ironizon: Babadimri i vitit të ri do të mbetet nën hijen e babadimrit të fushatës zgjedhore

17/12/2025 - 11:19
Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?
Kryesore

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

17/12/2025 - 10:59
Heqet ndalesa e importit të kafshëve të gjalla dhe shpezëve nga Shqipëria
Lajme

Heqet ndalesa e importit të kafshëve të gjalla dhe shpezëve nga Shqipëria

17/12/2025 - 10:55
Të akuzuarit për sulmin e Banjskës sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie
Kryesore

Të akuzuarit për sulmin e Banjskës sillen në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

17/12/2025 - 10:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    309 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 77
  • Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Faton Peci njofton për vendimin e dytë si kryetar i Mitrovicës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Familja e Edit i reagon Dolces pas dramës mbrëmë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    461 Shpërndaje
    Shpërndaje 184 Tweet 115

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë