Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për masën e përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përmes një postmi në Facebook, Mustafa ka pyetur se a do të tregoj Vetëvendosja se a është “Gjykata Kushtetuese e kapur nga opozita”?.
“A na tregon VV tash a është Gjykata Kushtetuese “e kapur nga opozita”? A është ai gjyqtari serb ende rrezik për sigurinë kombëtare? Apo tash që po i pëlqen ky vendim VV-së, Gjykata është krejt në rregull dhe ai serbi është burrë i mirë?”, ka thënë Mustafa.











