Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Na konvenon më shumë kështu”; “duhet të qëndrojnë”: Reagimet qesharake të deputetëve të VV-së ndaj shuplakës së madhe amerikane

13/09/2025 - 12:38
në Lajme
A A
“Na konvenon më shumë kështu”; “duhet të qëndrojnë”: Reagimet qesharake të deputetëve të VV-së ndaj shuplakës së madhe amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i ShBA-së që të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën ka nxitur reagime të shumta në vend. Ndaj këtij veprimi të ShBA-së, i cili po konsiderohet si shuplaka më e madhe amerikane ndaj Kosovës, kanë reaguar edhe disa deputetë të VV-së.

Me qëndrimet e tyre ata kanë çuditur opinionin publik.

Ndër të paret që e ka komentuar veprimin e ShBA-së ka qenë deputeti Armend Muja.

Ai pretendon se pezullimi i këtij procesi i konvenon Kosovës.

“Amerika nuk po don të bëjë Dialog Strategjik tash me Kosovën sepse nuk po don ta bëjë edhe me Serbinë përderisa Vuçiqi i ka qitur tenkat në rrugë. Ose edhe me Kosovën edhe me Serbinë, ose me asnjërën. Në fakt, neve na konvenon më shumë kështu – me asnjërën!”, ka shkruar Muja në profilin e tij në “Facebook”.

I çuditshme me reagim ka qenë edhe deputeti tjetër i VV-së, Arber Rexhaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar qytetarët që të rezistojnë.

Sipas tij, në fund Kosova do të fitojë.

“Para dy vjetëve e patën larguar FSK-në nga Defender 23 pas vendosjes së katër kryetarëve në zyrat e tyre në komunat në veri të Ibrit. Sivjet u mbajt Defender 25, ku ishim edhe nikoqir e jo veç pjesëmarrës. Pastaj erdhën autoblindat dhe dronët. Kush qëndron, fiton. Duhet të qëndrojmë, dhe: Fitojmë!”, ka shkruar ai.

Kurse, deputeti Nezir Kraki, i cili më herët e kishte shpallur fundin Amerikës, ka thënë se nuk e di pse e ka marrë këtë vendim ShBA-ja.

Në një debat në Kanal 10, ai ka thënë se nuk e di se cili veprim i Qeverisë së Kosovës e ka nervozuar ShBA-në.

“Zor me ditë se cila pjesë e veprimeve tona e nervozoi Amerikën. Nuk ka pasë aksion që me pasë reaksion të Amerikës”, ka thënë ai.

Ndaj vendimit të ShBA-së dje ka reaguar Qeverinë dhe Presidenca.

Në reagim e saj Qeveria ka vlerësuar se arsyet e këtij vendimin duhet të jenë më konkrete.

“Ne i jemi gjithmonë mirënjohjes për kontributin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë dhe i falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit tonë në aq shumë fusha. I mirëpresim edhe kritikat. Kurdo që janë konkrete përpiqemi maksimalisht të përmirësojmë dhe korrigjojmë hapat e veprimet tona”, është thënë në reagimin e Qeverisë.

Kurse, Presidenca ka shprehur keqardhje për këtë vendim.

“Presidentja shprehë keqardhje dhe shqetësim të thellë rreth vendimit për pezullimin e Dialogut Strategjik, një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe ShBA-ve. Dialogu Strategjik u iniciua nga Presidentja në vitin 2021, përmes një propozimi të adresuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i Presidentes u rikonfirmua në qershor 2022, me anë të notës verbale dhe gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, në korrik të po atij viti”, është thënë nder të tjera në reagimin e Presidencës.

JU REKOMANDOJMË

Osmani e dekoron Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake: Simbol i mirënjohjes së popullit tonë
Lajme

Osmani e dekoron Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake: Simbol i mirënjohjes së popullit tonë

13/09/2025 - 14:20
BE reagon ndaj mbylljes së zyrave të strukturave paralele serbe në Veri: Veprim i pakoordinuar
Lajme

BE reagon ndaj mbylljes së zyrave të strukturave paralele serbe në Veri: Veprim i pakoordinuar

13/09/2025 - 14:11
Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme
Lajme

Veteranët ia mësyjnë Hagës për protestën e nesërme

13/09/2025 - 14:05
IKMT vijon prishjet në Valbonë, banorët çmontojnë vetë ndërtimet pa leje
Lajme

IKMT vijon prishjet në Valbonë, banorët çmontojnë vetë ndërtimet pa leje

13/09/2025 - 13:51
Krasniqi: E trishtueshme të dëgjosh nga njerëzit që e kanë përjetuar Bllacën të thonë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Amerikës
Kryesore

Krasniqi: E trishtueshme të dëgjosh nga njerëzit që e kanë përjetuar Bllacën të thonë se Kosovës nuk i duhet ndihma e Amerikës

13/09/2025 - 13:26
Gjyqtari i Speciales u emërua nga shefi i EULEX-it, reagon deputeti i PDK-së
Lajme

Gjyqtari i Speciales u emërua nga shefi i EULEX-it, reagon deputeti i PDK-së

13/09/2025 - 13:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    Pas sanksionimit të SHBA’së, KFOR bën marrëveshje me Zyrën e BE’së në rast evakuimit në situata kritike

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Pas pezullimit të Dialogut Strategjik, Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj thirren në ambasadën amerikane

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Deputeti i VV-së fton për qëndresë përballë Amerikës: Kush qëndron, fiton – duhet të qëndrojmë dhe fitojmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Akademiku famkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Atiq largohu”, “Të gjithë për vëlla Milanin”, “Lista Serbe” nis fushatën në Mitrovicë të Veriut

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë