Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nagavci paralajmëron biseda intensive për Presidentin: S’mund t’i tërheqim Konjufcën e Kollçakun pa pasë ndonjë emër tjetër

27/03/2026 - 16:11
në Lajme
A A
Nagavci paralajmëron biseda intensive për Presidentin: S’mund t’i tërheqim Konjufcën e Kollçakun pa pasë ndonjë emër tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefja e Grupit Parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se për ditët që i kanë në dispozicion do të intensifikojnë takimet dhe bisedat

Kjo, për shkak që siç ka thënë Nagavci, janë të interesuar që t’i shmangin zgjedhjet.

Sipas saj, zgjedhjet e reja jo vetëm që janë të panevojshme, por nuk do të sillnin asnjë rezultat të ri.

“Është ashtu siç jeni në njohuri, propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ardhur për të iniciuar procedurën dhe pasi nuk kishim asnjë propozim tjetër nga PDK, të cilët kërkonin që të bënim propozimet e tyre, gjithsesi kishim miratimin e lëvizjes për mbështetje të kandidatëve të tyre, ndonëse akoma edhe sot ne nuk e dimë për çfarë emrash specifikë bëhet fjalë ose kënd kanë pasur në mendje. Ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë specifikë nga LDK-ja për marrëveshje politike të cilës i janë referuar. Gjithsesi, ne kemi iniciuar procedurën, tashmë kemi dy kandidatë. Seanca ka filluar, por nuk konsiderohet që kemi filluar edhe në fazën e parë, pra në momentin kur të kemi 80 deputetë në sallë të cilët marrin pjesë edhe vendosin votat e tyre në kuti, ne mund të dimë se si po vazhdojmë tutje. Ndërkohë që ditët e mbetura natyrisht do të intensifikohen takimet edhe bisedat, sepse si Lëvizje jemi tejet të interesuar që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja, sepse besoj që mundësitë janë, gjasat janë reale edhe është e nevojshme, pothuajse e domosdoshme që ne të zgjedhim presidentin, sepse edhe një palë zgjedhje të reja jo vetëm që janë të panevojshme e të padrejta, por nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri”, ka thënë Nagavci.

E, pyetur se a do të vazhdojnë t’i propozojnë kandidatët e njëjtë për president si në seancën e  kaluar, Nagavci ka thënë se nuk mund ta konfirmon një gjë të tillë.

“Nuk mund të konfirmoj diçka të tillë që tani, për shkak se do të vazhdojnë bisedat. Unë besoj dhe pres që liderët e dy partive të tjera më të mëdha, por nga ana tjetër pres edhe të gjithë deputetët të cilët e kanë marrë besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend, që të kryejnë detyrën e tyre në funksion të zgjidhjes së problemit dhe zgjedhjes së presidentit”, është shprehur ajo.

Por, ka deklaruar se pret nga PDK-ja dhe LDK-ja të jenë të hapur dhe transparentë, duke shtuar se nuk mund të pritet nga Vetëvendosja që t’i tërheq emrat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Kollçakut për president, derisa nuk ka emra të tjera për të cilët do të mund të diskutonin.

“Tani ky është një konstatim i juaji, sepse sikurse jemi dëshmitarë të gjithë, ne nuk kemi pasur asnjë propozim tjetër. Pra nuk mund të prisni nga Lëvizja që ne sot të themi se do t’i tërheqim kandidatët tanë, ndërkohë që nuk është dëgjuar asnjë emër tjetër i përveçëm për të cilin ne do të mund të diskutonim e të bisedonim. Pra, unë pres që siç e thashë, edhe krerët e dy partive të tjera politike, të PDK-së edhe të LDK-së, përveç pjesëmarrjes në takime, të jenë të hapur e transparentë edhe me qytetarët. Pra, cilat specifikisht do të mund të ishin kërkesat e tyre, cilat do të mund të ishin pritshmëritë e tyre nga Lëvizja dhe për çfarë ne duhet të diskutojmë specifikisht në mënyrë që të shmangim edhe një palë zgjedhje të reja. Por sot që po flasim, kur nuk kemi asnjë emër, asnjë propozim, asnjë temë konkrete, çështje konkrete për bashkëpunim, ne nuk mund thjesht të themi se po tërhiqemi nga dy kandidatët tanë, të cilët sikurse jeni në njohuri, i kemi propozuar: zëvendëskryeministrin Konjufca diku më pak se 30 orë përpara se të përfundonte afati formal për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që deputeten Kollçaku më pak se 3 orë përpara se të fillonte seanca. Pra, edhe kandidimi, nominimi i zonjës Kollçaku ka ardhur pikërisht në mënyrë që të mos përmbyllet jo-sukseshëm afati për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë ndër të tjera Nagafci./Ekonomia Online

JU REKOMANDOJMË

The Guardian për triumfin e Kosovës: “Gjithçka është e mundur, një hap larg përrallës së Kupës së Botës”

The Guardian për triumfin e Kosovës: “Gjithçka është e mundur, një hap larg përrallës së Kupës së Botës”
27/03/2026 - 17:09

Ata janë një sensacion i Kupës së Botës, një komb futbolli që mezi i ka një dekadë me më pak banorë sesa shteti i Australisë Jugore. Një “West...

Më shumëDetails

Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërtimore nuk do të tolerohet në Prishtinë

Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërtimore nuk do të tolerohet në Prishtinë
27/03/2026 - 17:01

Kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj hedhjes së mbeturinave ndërtimore në hapësirat publike, duke e cilësuar këtë fenomen si “shkelje të hapur të rendit dhe...

Më shumëDetails

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen

Publikuan video me bluzën “Shqipëri Etnike”, 4 shqiptarët e ndaluar në Serbi do të lirohen
27/03/2026 - 16:53

Katër djemtë shqiptarë të cilët u ndaluan në Serb i mësohet se do të lirohen menjëherë. Ata mësohet se do të hetohen më pas në gjendje të lirë....

Më shumëDetails

Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kërkojë “shkuarjen e FSK-së” në veri

Kurti në Francë, Vuçiq pretendon se kryeministri mund të kërkojë “shkuarjen e FSK-së” në veri
27/03/2026 - 16:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë...

Më shumëDetails

Vjen lajmi i shumpritur: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

ASK: Më shumë të punësuar me pagë primare dhe sekondare në gusht 2023, sesa një vit më parë
27/03/2026 - 16:17

Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, me 31 mars. Kështu ka konfirmuar deputeti i VV-së, Fatos Geci me anë të një postimi. Ai ka bërë këtë...

Më shumëDetails

Gjermania: Asociacioni temë e shpeshtë sa herë flasim me Qeverinë, drafti duhet të çohet në Kushtetuese

Gjermania: Asociacioni temë e shpeshtë sa herë flasim me Qeverinë, drafti duhet të çohet në Kushtetuese
27/03/2026 - 16:09

Diplomati estonez, Aivo Orav, pak para se të përmbyllte angazhimin e tij si shef i Zyrës së BE’së në Kosovë, kishte thënë se mund të shfrytëzohej diplomacia për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kushtrim Kokalla: Të dyja familjet Ademaj dhe Murseli e kanë ditur që Liridona e Naimi…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Qumësht 0.79, vezë 2.79 euro …” – Emona Center lanson super ofertën e re javore

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë