Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nagavci pyetet për Haradinajn: Absurde që një person i cili ka folur fjalë të pavërteta për Kurtin të kërkojë mbështetje

25/06/2026 - 13:02
në Lajme
A A
Nagavci pyetet për Haradinajn: Absurde që një person i cili ka folur fjalë të pavërteta për Kurtin të kërkojë mbështetje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se diskutimet për çështjen e presidentit do të intensifikohen pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, duke bërë thirrje për përgjegjësi nga të gjithë deputetët dhe për gjetjen e një kandidati konsensual.

E pyetur lidhur me deklaratat e LDK-së se marrëveshja për presidentin mund të arrihet nëse kjo pozitë i takon kësaj partie, Nagavci u shpreh se presin një kandidat jopartiak.

Nagavci shmangu komentet për emra të përveçëm, saktësisht për Ramush Haradinajn duke thënë se procesi duhet të fokusohet te interesi institucional dhe jo tek ambiciet personale.

“Po e them edhe një herë, unë nuk do të kisha dashur të flisja me emra të përveçëm. Është për mua, personalisht, pak absurde që një person — cilido qoftë ai — i cili ka folur fjalë të pavërteta dhe gjëra të cilat e di edhe vetë që nuk qëndrojnë për kryeministrin Kurti, tashmë të kërkojë që të marrë mbështetjen e kryeministrit Kurti. Dhe kjo tregon shumë edhe për atë që ka ndodhur përpara, por edhe për atë ku jemi tani. Kështu që unë besoj dhe bëj thirrje që të gjenden disa emra konsensualë, sepse besoj që Kosova ka mjaftueshëm burra e gra me integritet, me etikë të lartë edhe personale, edhe profesionale, të cilët do ta ushtronin në mënyrë shumë të mirë pozitën e presidentit apo presidentes.

“Ndaj duhet larguar, unë nuk po flas sot në emër të Lëvizjes me emra të përveçëm, por ajo që mund të them është që është koha që të mendojmë për institucionet, të mendojmë se si dalim prej këtij ngërçi politik edhe të lëmë anash vetëm ambiciet dhe interesat personale”, shtoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Anna Di Lelio për Gjykatën Speciale: Logjika e gabuar gjyqësore ka pasoja shkatërruese për njerëzit e pafajshëm dhe për vetë drejtësinë

Anna Di Lelio për Gjykatën Speciale: Logjika e gabuar gjyqësore ka pasoja shkatërruese për njerëzit e pafajshëm dhe për vetë drejtësinë
25/06/2026 - 15:00

Anna Di Lellio, nje ish-gazetare italiane që ka shërbyer në misionin e Kombeve të Bashkuara në vitet e pasluftës në Kosovë dhe tash rishtazi e ka botuar një...

Më shumëDetails

Igballe Huduti shpallet “persona non-grata” në Shqipëri

Igballe Huduti shpallet “persona non-grata” në Shqipëri
25/06/2026 - 14:51

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, ka shpallur Igballe Huduti (Berishën) si “persona non grata” apo “person i pa dëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për...

Më shumëDetails

Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
25/06/2026 - 14:49

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu, Haliti ka komentuar...

Më shumëDetails

Damka: Do ta votojmë pa kushte Qeverinë, nuk kërkojmë poste

Damka: Do ta kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë ‘’Kurti 3’’
25/06/2026 - 14:45

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ka deklaruar se dy deputetët e kësaj partie do ta mbështesin pa kushte formimin e Qeverisë Kurti 4,...

Më shumëDetails

Ekipi i TV Dukagjinit pengohet gjatë punës në Gjilan

Ekipi i TV Dukagjinit pengohet gjatë punës në Gjilan
25/06/2026 - 14:39

Ekipi i RTV Dukagjinit është sulmuar përgjatë realizimit të një storieje në Gjilan. Në reagimin e mediumit, thuhet se njëri nga punonjësit e kompanisë, i angazhuar në punimet...

Më shumëDetails

FSK-ja dhe Policia, institucionet më të besueshme në Kosovë

FSK-ja dhe Policia, institucionet më të besueshme në Kosovë
25/06/2026 - 14:27

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të gëzojnë nivelin më të lartë të besimit publik në vend, sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Fadil Hadergjonaj përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Del raporti për aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”, Dimal Basha: Nuk u shkaktua nga gjendja e rrugës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë