Ish-shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është rikthyer në shtëpi pas një periudhe shqetësimesh shëndetësore dhe 10 ditësh trajtim në spital.
Ajo shkroi në një postim në Facebook se kjo periudhë ia ka kujtuar brishtësinë e jetës dhe rëndësinë e kujdesit e mbështetjes nga të tjerët.
“Ka ditë që të kujtojnë sa e brishtë është jeta dhe sa shumë vlen një dorë e shtrirë, një fjalë e mirë dhe një kujdes i sinqertë. Pas 2 javësh shqetësime dhe 10 ditësh në spital, u riktheva në shtëpi me zemër të mbushur me mirënjohje”, shkroi ajo.
Nagavci i ka falënderuar mjekët dhe stafin shëndetësor që u kujdesën për të.
“Faleminderit nga zemra Dr. Blerta Haraqia, Dr. Murat Mehmeti, Dr. Linda, Dr. Vera, Dr. Saranda. Mirënjohje të veçantë edhe për infermieret: Afërdita, Liridona, Marigona, Shukrie, Shehetzade si dhe laboranten Fatmire. Përzemërsisht falenderuese, thellësisht mirënjohëse për punën me profesionalizëm, kujdes, korrektësi e përkushtim, të gjithë stafit të klinikës. Njerëz si ju i japin kuptim fisnikërisë së këtij profesioni. Faleminderit, nga zemra!
“, shkroi ajo.













