Nasim Haradinaj ka mbajtur një fjalim para protestuesve në sheshin e Prishtinës, duke bërë thirrje për bashkim dhe drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Haradinaj iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të bashkohen rreth kësaj çështjeje dhe të marrin përgjegjësinë që u takon.
“UÇK-ja tjetër nuk ka. Dy gjëra i kam. Ju, 100 deputetë që jeni atje, secili me përgjegjësinë dhe peshën që ka, ju thërrasim për bashkim”, tha ai.
Haradinaj kishte edhe një mesazh për ndërkombëtarët, duke thënë se Kosova u kishte besuar atyre gjatë luftës, ndërsa tani, sipas tij, besimi është cenuar.
“Ndërsa për ndërkombëtarët që u besuam, sepse i patëm bindur të na ndihmojnë në luftë dhe bashkë fituam. Por tani u themi: na keni tradhtuar dhe kthenani besimin. Nga këtu thërras, ne kërkojmë vetëm drejtësi dhe zbulim të krimeve. Kosova ka ngritur institucione, ka njerëz profesionistë dhe drejtësinë e çojmë në vend. Ndërkombëtarë, nuk mund të na mashtroni se janë raste individuale. Nga sot e tutje, të gjithë UÇK. Lavdi dhe i përshëndes shokët në Hagë. O do të jua sjell unë këtu, o do të vij atje”, tha Haradinaj ”, deklaroi ai.













